LAJMI I FUNDIT:

“Interi dhe Roma do t’i ndryshojnë trajnerët”

“Interi dhe Roma do t’i ndryshojnë trajnerët”

Trajneri i njohur italian, Marcello Lippi, beson se Interi dhe Roma do t’i ndryshojnë trajnerët në këtë verë. 

Luciano Spalletti nuk e ka konfirmua të ardhmen, ndërsa kontrata i përfundon në fund të vitit.

Në anën tjetër edhe pozicioni i Stefano Piolit si trajneri i Interit është në rrezik, pasi në gjashtë javët e fundit nuk ka fitore për Interin.


Lippi, që e fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 e Italinë, në një intervistë për  Rai Radio Uno ka thënë se me gjasë të madh të dy skuadrat do të ndryshojnë trajner në fund të sezonit.

“Niveli i Series A është i mirë”.

“Ka skuadra që janë edhe në fund të renditjes si Crotone që luanë futboll të mirë. Problemi është se Juventusi është më i fortë se të gjithë”.

“Mendoj që Interi do të ndryshoj trajner përsëri, po ashtu edhe Roma.  Traneri aktual i Sassuolos, Eusebio Di Francesco, mund të marrë një pozitë më të mirë, do të ketë disa ndryshime në bankat e klubeve”, ka thënë Lippi. /Telegrafi/