Interi është duke i finalizuar detajet për rinovimin e kontratës së Mauro Icardit, ndërsa ka mbetur të zgjidhet vetëm çështja e bonuseve.

Nerazzurrët dëshirojnë që ta lidhin kapitenin e tyre me klubin për një kohë më të gjatë dhe njëherësh t'ia rritin ose ta heqin nga kontrata klauzolën aktuale prej 110 milionë eurosh.


MauroIcardi 3 Mauro Icardi (Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, zikaltrit i kanë ofruar vazhdim deri në vitin 2023 me një rrogë vjetore ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë eurosh.

Tashmë ekziston një marrëveshje bazë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, mirëpo akoma janë duke u negociuar bonuset që do të përfshihen në kontratë.

Shtesat e tilla do t'ia mundësonin Icardit që ta rriste shumë pagën në rast të arritjes së objektivave individuale dhe të skuadrës.

Mauro Icardi Arg Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Nuk ka dyshim se negociatat do të rezultojnë të suksesshme dhe në javët në vijim argjentinasit do t'i vazhdohet kontrata.

Icardi është një sulmues që vazhdimisht tërheq interesimin e klubeve të mëdha, prandaj Interi dëshiron t'ia rinovojë kontratën. /Telegrafi/

telegrafi sport app