LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -5° cloudy

Interesimi i ulët i qytetarëve të takohen me kryetarin, Idrizi thotë se përkundër vështirësive në buxhet kanë investuar në fusha të ndryshme

Interesimi i ulët i qytetarëve të takohen me kryetarin, Idrizi thotë se përkundër vështirësive në buxhet kanë investuar në fusha të ndryshme
Takimi i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me qytetarët, më 27.12.2024. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Sot është mbajtur takimi i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me qytetarët, në Qendrën e Kulturës duke filluar nga ora 11:00.

Interesimi i qytetarëve ishte i ulët dhe pak prej tyre i’u bashkangjitën takimit me të parin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se edhe pse kishin vështirësi në buxhet gjatë këtij viti kanë investuar në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, shërbime publike e të tjerë.


“Kemi investuar shumë për të rinjtë nën moshën 25-vjeçare, investim në ngritjen e kapaciteteve të shkathtësive të buta. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha kompanitë dhe organizata që ofrojnë kurse trajnimi në gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Në vitin 2024 ne i kemi paguar 144 mijë euro për zhvillimin e këtyre shkathtësive. Një numër shumë i madh i tyre sot punojnë kompaninë ‘Speex’ dhe realizojnë paga shumë të mira”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me “York University”, i cili është një kampus i universitetit të Britanisë së Madhe në Selanik, transmeton Telegrafi.

Takimi i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë me qytetarët. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Kemi ofruar bursa të plota në tri drejtime, në nivelin bachelor dhe master. Tri drejtimet janë teknologji të informimit, programer/intelegjencë artificiale dhe psikologji klinike. Këto janë tri drejtimet deficitare që hapin rrugën e perspektivës për të rinjtë e Vushtrrisë”’, ka shtuar ai.

Kryetari ka theksuar se kanë filluar investimet në tregun e gjelbër me parkingun nëntokësor që kushton mbi një million euro, duke shtuar se ky është bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe “Islamic Relief”.

“Mendojmë që pasi të përfundojnë punimet në tregun e gjelbër dhe parkingun nëntokësor, qytetarët e Vushtrrisë do të kenë një treg modern”, ka potencuar ai.

Takimi i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë me qytetarët. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Idrizi ka përmendur investimet e bëra edhe në dikastere tjera, si në shëndetësi e infrastrukturë.

Në anën tjetër, qytetarët e pranishëm në takim paraqitën kërkesat e tyre, të cilat ndërlidhen me rregullimin e rrugëve, kanalizimeve e ndriçimeve publike.

Idrizi u tha atyre se do të punojnë drejt realizimit të kërkesave të tyre, derisa kërkoi nga ta vazhdimin e bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Kalo në kategori