Nëse kaloni përreth Zonës së Lirë Teknologjike Industriale të Shkupit, vëreni tabela të mëdha: “Kërkojmë punëtorë”. Jo shumë vite më parë, për 100 vende të punës në këtë zonë aplikonin mbi 1,000 qytetarë, madje të rinjtë duhej të gjenin lidhje për intervistim. Tani, janë kompanitë, të cilët kërkojnë punëtorë duke ulur edhe kriteret e punësimit. Por, sërish do duhet edhe mbi 4 mijë punëtorë për 3 vjet.
“Bëhet fjalë për marrëveshjet e reja që janë firmosur këtë vit, diku 4,000-4,500 vende të reja të punës do të duhet të hapen në 3 deri në 5 vitet e ardhshme, sipas plan veprimit diku më shpejtë diku më ngadalë. Investitorët, me të cilët arritëm ujdi në 18 muajt e fundit nuk janë vetëm nga industria automobilistike, kemi investitor edhe ne sektorin e energjetikës, të farmaceutikës dhe materialeve ndërtimore. Deri tani kanë dominuar të pa kualifikuarit ose me profil të ulët, tani bëhet fjalë për kalibër të lartë – inxhinierë”, tha Jovan Despotovski, Drejtor i TIRZ Shkup.
Por, nga Agjencia e Punësimit thonë se kërkues aktiv të punës ka të të gjitha profileve. Nga ky institucion thonë se hendeku është i thellë në mes vendeve të lira të punës dhe atyre që janë kërkues për punë.
“Në sistemin e Agjencisë së punësimit si të pa punë deri në fund të tetorit figurojnë 160,566 shtetas, prej të cilëve 113,893 janë kërkues aktiv në Entet e punësimit, ndërsa 46,673 janë kërkues pasiv të punës. Në anën tjetër në gjithë tregun e punës nga të gjitha profilet 9,045 vende pune janë të lira në Maqedoni”, thonë nga Agjencia e Punësimit të RMV-së.
Në të gjitha Zonat e lira teknologjike industriale në vend janë 16,100 të punësuar. Vetëm këtë vit janë punësuar mbi 15% apo 2,000 shtetas nëpër fabrikat e ndryshme që operojnë në këto zona. Trendi është në rritje nga që eksporti për 10 muaj sivjet sa i gjithë viti i kaluar ka kaluar pritshmëritë e autoriteteve. Sipas të dhënave zyrtare disa prej të punësuarve mbeten me pagën minimale dhe për të arritur një pagë më të lartë ato i plotësojnë me orë shtesë dhe kujdestari./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Shpërthimi në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan, qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm

Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani