LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për Galaxy S7 dhe S7 Edge

Interesim i madh për Galaxy S7 dhe S7 Edge

Gjenerata e re e telefonave të Samsung – Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë filluar të shiten në Evropë prej ditës së djeshme, duke e përfshirë edhe Kosovën, dhe tani merret vesh se modelet e reja të telefonave të cilësuar si më të mirët në Android janë më të famshëm sesa modelet paraprake të S6.

Samsung në Holandë ka thënë se para-porositë për S7 dhe S7 Edge janë rreth dy herë e gjysmë më të larta sesa ato të Galaxy S6 dhe S6 Edge.

Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge kanë ngjallur interesim të madh në Kosovë.


Operatori IPKO tashmë ka filluar shitjet e Galaxy S7 përmes dyqanit të saj online, ipko.com, ndërsa përfaqësuesi për Kosovë, Gama Electronics gjithashtu ka njoftuar se në dyqanet e saj tashmë mund të gjenden modelet e reja të telefonave të Samsung.

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge janë lansuar në nivel global në SHBA, Evropë, Japoni dhe në shumë vende tjera.