LAJMI I FUNDIT:

Interesim i lartë për vaksinim në Tetovë, qytetarët ankohen për pritje të gjata

Interesim i lartë për vaksinim në Tetovë, qytetarët ankohen për pritje të gjata
Vaksinimi në Qendrën "1 Tetori" - Prishtinë / Foto: Ridvan Slivova

Është mbyllur pika më e madhe e vaksinimit në Tetovë, ndërsa imunizimi vazhdon në tre pikat e tjera edhe atë në fshatin Poroj, te Shtëpia e Kulturës dhe tek Muzeu i Qytetit. Nëpër qendrat e vaksinimit sërish është vërejtur interesim i lartë për vaksinim. Pritjet kanë shkaktuar nervozizëm të qytetarët.

“Aspak rend nuk ka, çfarë rendi flet, në 9 e 30 duhej dhjetë ora është bë. Vjen motra nga brenda e merr njeriun e fut brenda pa rend. Këtu ka që presin nga ora shtatë ajo vjen dhe futet pa rend. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe policët”.

“E dimë më e kemi parasysh, vendi jonë ashtu e ka, nuk ka rend, mungon rend mbajtja po do ja dalim, s`kemi qare”.


“Ka gjysmë ore që pres, po sistemi diçka është vonuar dhe terminët po ashtu, s`kanë faj as ata as ne”.

Fajin për pritjet, mjekët ia hedhin sistemit kompjuterik i cili shpesh bie, por edhe mos respektimit të orareve nga qytetarët.

“Duhet cekur mos respektimi i orareve të caktuara paraprakisht. Tubohen gjithë qytetarët dhe pa respektuar terminin tubohen gjithë që të kryejnë punë dhe siç e shihni tubohen diku 30 – 50 qytetarë, pa respektuar kohën e dozës së dytë. Shpesh kemi probleme edhe me sistemin qendror. Disa herë brenda ditës bie sistemi, por edhe pse teknikët mundohen ta rregullojnë, kur është problemi qendror në Shkup atëherë kemi më shumë ngadalësim të procesit – tha Besnik Mustafai, mjek.

Ndërkohë situata në spitalin e Tetovës, paraqitet më e qetë se javë më parë. Nga 91 pacientët e shtruar, 90 prej tyre janë në terapi oksigjeni. Në 24 orët e fundit, në spitalin e Tetovës kanë nderuar jetë 6 pacientë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori