Ka përfunduar afati i dytë i regjistrimit të studentëve në Universitetin ''Nënë Tereza''. Sipas të dhënave jozyrtare, në këtë afat janë paraqitur vetëm 50 studentë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Alsat-M, shumica e tyre kanë përzgjedhur fakultetet e shkencave teknike, por përsëri në këto fakultete ekziston një deficit në raport me fakultetet e shkencave sociale.


Disa fakultete dhe programe rrezikojnë të shkrihen si pasojë e numrit të ulët të studentëve. Sipas ligjit për arsim të lartë, për të funksionuar një program studimor, nevojiten 5 studentë./Telegrafi/