LAJMI I FUNDIT:

BE-interes të pakët dhe moskuptim ndaj Ballkanit Perëndimor?

BE-interes të pakët dhe moskuptim ndaj Ballkanit Perëndimor?

Presidentët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP) si edhe Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, vendeve nismëtare të procesit të Brdo-Brijunit, i bënë thirrje BE nga Tirana të enjten (09.05.2019) që “të konsiderojë zgjerimin e tij në BP si një çështje me rëndësi gjeo-politike.” Në deklaratën e përbashkët në përfundim të samitit të 7-të të këtij procesi, të zhvilluar në Tiranë, krerët e 6 shteteve të BP theksuan, se “integrimi i plotë i vendeve të BP në sistemin evropian të vlerave është një faktor i rëndësishëm edhe për vetë stabilitetin e përgjithshëm evropian”.

Integrim i merituar jo për hir të rëndësisë gjeo-politike

Thirrja e 6 kryetarëve të shteteve të BP i drejtohet BE, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor ose në shtator të këtij viti. Të dyja vendet, pjesëmarrëse në samitin e Tiranës, kanë deklaruar se i kanë kryer “detyrat e shtëpisë” të lëna nga Komisioni Evropian (KE) dhe meritojnë hapjen e negociatave të pranimit. Deklarata e përbashkët i mbështet shpresat e dy vendeve pikërisht në arritjet e tyre . Ajo bën të qartë se rëndësia gjeo-politike e zgjerimit të BE në BP nuk cenon parimin e meritave për të bërë progres drejt hyrjes në BE. Por liderët e BP kërkuan në samit cilësi dhe shpejtësi tjetër të negociatave.


“Rëndësia gjeo – politike e zgjerimit të BE në BP nuk përjashton detyrimin e vendeve kandidate për të zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim të plotë në të. Ne besojmë se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që standardet të respektohen dhe procesi i negociatave të bëhet më fleksibël dhe më i shpejtë” thekson deklarata e përbashkët.

Samiti i Tiranës mundësoi edhe shprehjen e mendimeve kundërshtuese në raport me deklaratën e përbashkët. Kolinda Grabar-Kitarovic, Presidente e Kroacisë, vendit anëtar të BE, tha në samitin e Tiranës se “BE ka interes të pamjaftueshëm për çfarë po ndodh në BP dhe një mungesë të të kuptuarit të situatës në Evropën Jug-Lindore”. Por në deklaratën e përbashkët liderët e BP theksojnë që „mirëpresim përkushtimin e BE ndaj BP, edhe përmes Procesit të Berlinit, të Brdo-Brijunit dhe takimit të fundit në Berlin, me nismën e kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron me krerët e vendeve të BP; Kroacisë dhe Sllovenisë”. Samiti i Tiranës u zhvillua në mënyrë simbolike në Ditën e Evropës , pas samitit të Berlinit për BP, të organizuar nga Merkel dhe Macron.

Thaҫi: Taksa mbetet në fuqi

Samiti mbështeti kushtëzimin e BE për progresin drejt anëtarësimit të vendeve aspirante në BP me zgjidhjen e çështjeve ende të hapura dypalëshe me fqinjët e vet. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbeti „patatja e nxehtë” edhe në samitin e Tiranës. Ky samit nuk ia doli mbanë të shënojë as progresin më të vogël për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi. Presidenti i Kosovës , Thaҫi, deklaroi në samit se „dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushte dhe taksa për mallrat serbe do të mbetet në fuqi”.

Vuçiq- normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare kërkon kohë

Atmosfera e samitit në Tiranë ishte e nderë për Presidentin serb Aleksandër Vuҫiҫ. Ai u prit me protesta të organizuara nga dega në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosja e Kosovës dhe mbështetësit e saj që e konsideruan atë dhe liderin e Republikës Serbe në Bosnjë, Dodik „persona non grata me të kaluar kriminale në Ballkan”. Në fjalën e tij në samitin e Tiranës Vuçiq duke folur për bllokimin e dialogut tha se “kjo është keq për serbët dhe shqiptarët, dy kombet më të mëdha në Ballkan. Por bllokimi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Zgjidhja e nomalizimit të marrëdhënieve serbo – shqiptarë kërkon një kohë të gjatë”, theksoi Vuçiq në samitin e Tiranës. BE e ka kushtëzuar hyrjen e Serbisë në BE me normalizimin më parë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës./dw/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori