LAJMI I FUNDIT:

Interes i kënaqshëm për të dhuruar gjak në Maqedoni

Interes i kënaqshëm për të dhuruar gjak në Maqedoni

Organizata e Kryqit të Kuq komunal filloi me aksionin e parë për dhurimin e gjakut për këtë vit. Edhe sivjet kjo organizatë ka planifikuar të realizoj 7 aksione të rregullta dhe dy aksione të jashtëzakonshme ose të çrregullta. Plani vjetor edhe për vitin 2023 është 744 njësi gjaku, thanë përfaqësuesit e organizatës humanitare të Kryqit të Kuq komunal.

Sekretari i Kryqit të Kuq komunal Isni Telqiu thotë se në aksionin e parë të realizuar sivjet u grumbulluan 27 njësi gjaku. “Në objektet e organizatës së Kryqit të Kuq në Dibër në bashkëpunim me institutin për transfuziologji nga Shkupi realizuam aksionin e parë të këtij viti për të dhuruar lëngun më të shtrenjtë – gjakun. Interesimi ishte në nivel nga gjakdhuruesit dibran dhe u paraqitën një numër i konsiderueshëm, por një pjesë e tyre nuk mundën të dhuronin gjak nga që kanë patur probleme shëndetësore, kështu që vetëm 27 prej tyre dhuruan gjak”, thotë sekretari i Kryqit të Kuq komunal, Isni Telqiu.

Ai thotë se edhe sivjet kjo organizatë ka planifikuar të mbajt shtatë aksione të rregullta për dhurimin e gjakut dhe dy aksione të jashtëzakonshme. Aksionet do të mbahen në objektet e Spitalit, në gjimnazin e Dibrës, në objektin e Kryqit të Kuq komunal si dhe në disa institucione të tjera. Duke komentuar planin vjetor për grumbullim të lëngut më të shtrenjtë që shpëton jetën e njeriut, Telqiu thotë se edhe sivjet plani është i njëjtë me vitet paraprake, gjegjësisht 744 njësi gjaku.


Vitin që lamë pas organizata komunale e Kryqit të Kuq realizoi shtatë aksione për dhurimin e gjakut. Në aksionet e mbajtura në vitin 2022 janë paraqitur vullnetarë për të dhuruar gjak, por plani vjetor nuk u realizua. “Në shtatë aksionet e realizuara vitin e kaluar janë grumbulluar gjithsej 482 njësi gjaku. Kjo do të thotë se plani vjetor është realizuar më shumë se 60 për qind. Por duhet theksuar se në uljen e numrit të njësive të grumbulluara të gjakut ka ndikuar pandemia që la pasoja shëndetësore te një pjesë e gjakdhuruesve por edhe migrimi i vazhdueshëm i dibranëve”, thotë ai. Duhet theksuar se Dibra ndër vite ka qenë ndër komunat ku ka shënuar rekorde për dhurimin e gjakut dhe duke tejkaluar edhe planin vjetor për disa për qind./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori