Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike: Sulmi rus në Bakhmut po humb vrullin

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Nga inteligjenca ushtarake është bërë e ditur se ekziston mundësia që sulmi rus në qytetin e Bakhmutit të jetë duke humbur vrullin, transmeton Telegrafi.

“Kjo po ndodhë sepse disa njësi ruse janë transferuar në sektorë të tjerë”, njoftoi ministria e Mbrojtjes në Twitter në raportin e saj të rregullt.

Lexo po ashtu “Nuk e di se si mbijetova”: Ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Bakhmuti vazhdon të jetë pika më e nxehtë e kësaj lufte.

E kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin po vazhdon të akuzojë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei  Shoigu që po heziton t’i dërgojë luftëtarëve të tij municion dhe armë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version