Inteligjenca artificiale, nga ndihmës i përditshëm deri tek kontrolli masiv

Kur dëgjohet fjala “Inteligjencë Artificiale” gjëja e parë që vjen në mendje është robotika, por çfarë në të vërtetë është Inteligjenca Artificiale (IA) dhe çfarë të ardhme ka?
Në një formë apo tjetër, çdo industri është duke inkorporuar inteligjencën artificiale, duke bërë që mënyra e mendimit dhe jetesës të ndryshojnë rrënjësisht. Por, sado magjepsës të jetë avancimi i saj, ka shqetësime dhe jepen disa skenarë.
Sipas Eliot Bytyçit, profesor në Departamentin e Matematikës në Universitetin e Prishtinës, njëkohësisht doktor shkence në shkenca kompjuterike, thotë se me gjithë lehtësimet që i ofron IA në jetën e përditshme, përdorimi i saj vihet në pikëpyetje nëse bëhet me qëllim të kontrollimit të masës.
“Edhe nëse themi se mund të bëhet e rrezikshme, njerëzit janë përgjegjës për rrezikun që na kanoset nga IA”, shtoi tutje Bytyçi gjatë intervistës.
Ndër të tjera, sipas tij, shkëndijat e para në ndryshimin e së ardhmes sonë tashmë veçse kanë filluar të shihen, në mjekësi, për shembull diagnostikimin dhe ndihmën në parandalimin e sëmundjeve.
“Personalisht, do të kisha pas dëshirë të shoh IA duke na ndihmuar në disa punë rutinore p.sh pastrimi i rrugëve përmes pajisjeve autonome”, vazhdoi ai, duke shtuar se beson se njerëzimi duhet dhe do të adaptohet si në rastet tjera të revolucioneve industriale.
ChatGPT është një ‘chatbot’ i IA i zhvilluar nga OpenAI që është krijuar për të ofruar ndërveprime bisedore të ngjashme me njerëzit duke qenë në gjendje të kuptojë dhe gjenerojë tekst bazuar në kërkesat që i jep përdoruesi. Këtë platformë, Bytyçi e sheh si ndryshues të lojës, si diçka që mund të shfrytëzohet për të mirën e njerëzimit.
“Ne duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më syçelë që mesazhet e ndryshme mediatike, qofshin në të shkruar ose me video ose audio, mund të jenë të krijuara nga ndonjë platformë të AI, sipas kërkesës së njerëzve, e që jo çdoherë mund të kenë qëllime të mira. Mund të ketë të pavërteta. Edukimi Medial besoj se do të ndihmonte shumë të rinjtë që t’i dallojnë sa më mirë lajmet e vërteta nga ato të pavërteta”, ka plotësuar ai.

Në një analizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania amerikane NewsGuard që gjurmon dezinformimin në internet, ka treguar se si ChatGPT-ja i krijuar nga një grup njerëzish, mund të keqpërdoret për dezinformim dhe manipulim.
Bazuar në analizë, rezultati ishte jashtëzakonisht shqetësues sepse në 80 nga 100 rastet e analizuara nga NewsGuard, ChatGPT kishte prodhuar narrativa të rreme.
Kjo nënvizon nevojën për të rafinuar programin përpara se të vihet në funksion në mbarë botën. Problemi aktual është se ChatGPT është trajnuar për të dhëna deri në vitin 2021 duke hapur kështu derën për abuzim me ngjarjet e vitit të kaluar dhe fillimin e vitit 2024.

Dren Gërguri, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, identifikoi një limit tjetër të kësaj platforme.
“Një limit tjetër i ChatGPT është burimi i tij sepse ti çfarëdo informacioni që e merr, nuk e ke burimin prej nga rrjedh ai informacion, çka e bënë të vështirë të verifikueshëm nëse është e vërtetë ose jo, kështu që nëse nuk e kontrollon informacionin e ofruar në adresa të tjera, atëherë mund të përfundosh në fund me një tekst krejtësisht të pasaktë”.

Sipas Gërgurit, IA shkon edhe përtej platformës ChatGPT.
“Kur po flasim për inteligjencën artificiale, shkon përtej ChatGPT-së, mund ta diskutojmë edhe pjesën e manipulimeve me audio, video e fotografi, sepse tani kemi inteligjencë artificiale e cila të prodhon një fotografi varësisht se si ti e përshkruan një situatë dhe se si ti e dëshiron, siç është ajo e rastit me Papën, me Trumpin, Obamën, edhe me Merkelin”, u shpreh Gërguri.
E vetmja zgjidhje që shoqëria të jetë e aftë në gjykim dhe mendim kritik sipas Gërgurit, konsiderohet edukimi medial.
“Rreziku që inteligjenca artificiale i ka sjellë shoqërisë në ditët e sotme është thellimi edhe më shumë në mënyrat se si të tjerët mund të manipulojnë me informacione dhe pamje, dhe kjo e bën edhe më të domosdoshëm edukimin medial në shoqëri sepse është zgjidhja e vetme që shoqëria të jetë e aftë të ketë shkathtësi për gjykim kritik ndaj çfarëdo përmbajtje mediale që ekspozohet. Nëse lejojmë që edukimi medial të jetë në shkallë të ulët atëherë i bie që terreni gjithmonë do të jetë i përshtatshëm për ata që duan të manipulojnë dhe të përdorin teknika të reja teknologjike më të sofistikuara për të manipuluar me qytetarë”, plotësoi ai tutje.

Bazuar në artikullin e publikuar në revistën shkencore Informacioni dhe Media “Infodemika dhe Kriza e Dallimit të Dezinformatave nga Informatat e Sakta: Rast Studimi mbi Përdorimin e Facebookut në Kosovë gjatë COVID-19” me autor Dren Gërguri dhe Gëzim Qerimi, prezantohen rezultate të cilat konfirmojnë që njerëzit në Kosovë hasin vështirësi në dallimin midis informacioneve të vërteta dhe atyre të rreme duke pasur bindjen se informacionet e vërteta janë të rreme ndërsa informacionet e rreme janë të vërteta.
Shoqëria kosovare është vendi me popullsinë më të re në Evropë, duke rezultuar në ekspozim të madh ndaj internetit dhe rrjeteve sociale.
Alban Zeneli, profesor i Departamentit të Gazetarisë, në artikullin “Media tradicionale përballë medias së re”, ka theksuar se 85% e qytetarëve të Kosovës i përdorin mediat sociale në baza ditore, ndërkaq marrja e informacioneve në internet në baza ditore është 62%. Këto shifra mund të jenë alarmante sepse siç u përmend më lartë, përdoruesit e tyre e kanë të vështirë të bëjnë dallimin midis informacionit të vërtetë dhe atij të rremë.
Me gjithë potencialin e jashtëzakonshëm për të ndryshuar jetën për mirë, IA gjithashtu sjell sfida dhe rreziqe që duhet të adresohen me kujdes. Edukimi medial dhe zhvillimi i aftësive të gjykimit kritik janë çelësat për të mbrojtur shoqërinë nga abuzimet e mundshme të kësaj teknologjie të fuqishme. /Arjanita Havolli/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Microsoft mund të marrë frymë lirisht: Windows 11 po i afrohet gjithnjë e më shumë Windows 10

Arabia Saudite instalon “fenerët laser” me energji diellore për të ndihmuar udhëtarët e humbur të shkretëtirës

Rrjedhje masive e informacioneve të 2.8 miliardë llogarive në X, a është goditur gjiganti i Elon Musk?

Arabia Saudite instalon "fenerët laser" me energji diellore për të ndihmuar udhëtarët e humbur të shkretëtirës

Microsoft mund të marrë frymë lirisht: Windows 11 po i afrohet gjithnjë e më shumë Windows 10

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Rrjedhje masive e informacioneve të 2.8 miliardë llogarive në X, a është goditur gjiganti i Elon Musk?

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Hap i madh në mjekësi - Inteligjenca Artificiale ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje