LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca artificiale e Sonyt mposht lojtarët më të mirë të Gran Turismos

Inteligjenca artificiale e Sonyt mposht lojtarët më të mirë të Gran Turismos

Divizioni i R&D i AI i Sony ka bërë përparimin e parë të madh në segmentin e inteligjencës artificiale.

Gran Turismo Sophy është një AI (inteligjencë artificiale) e trajnuar në garat hiper-realiste Gran Turismo 7, që do të lëshohet si një nga lojërat më të mira ekzistuese të garave dixhitale.

Njoftimi i Sony thekson se Gran Turismo Sophy është një hap i madh përpara nga AI i zhvilluar më parë.


Sophy mëson se si të garojë, duke përdorur teknika të të mësuarit përforcues. Nëpërmjet këtij procesi të mësimit të makinerive, inteligjenca artificiale shpërblehet ose ndëshkohet në varësi të veprimeve që ndërmerr, duke mësuar kështu teknika të reja.

Nëpërmjet këtij procesi, Sophy AI ka kaluar nga një shofer i ngathët në shkallën e drejtimit të një veture në Gran Turismo 7 dhe shtyrjes së kufijve. Sophy, për shembull, mund të “tërheqë” kthesat në momentin e fundit të mundshëm dhe të përdorë kthesa të mprehta për të kapërcyer lehtësisht drejtuesit e tjerë.

Theksohet se për këdo që luan Gran Turismo 7, Sophy do të jetë një sfidë e vërtetë sepse zbaton teknika që befasojnë edhe profesionistët.

Gran Turismo 7 do të dalë më 4 mars për PlayStation 4 dhe PlayStation 5. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Sa para, aq muzikë në YouTube

Sa para, aq muzikë në YouTube

Teknologji
Kalo në kategori