Site icon Telegrafi

Inteligjenca Artificale parashikon se si do të duken stadiumet në Ligën Premier pas 100 vitesh

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar atë se si mendon që do të duken stadiumet në Ligën Premier pas 100 vitesh dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. 

Një numër klubesh angleze kanë lëvizur nga stadiumet e tyre për të luajtur në terrene më moderne gjatë viteve të fundit, duke përfshirë Arsenal, Manchester City dhe Tottenham. 

Everton do ta ndjekë rrugëtimin e njëjtë sezonin e ardhshëm kur ata do të kalojnë në ‘Bradley Moore Dock Stadium’, teksa Manchester United dhe Chelsea po eksplorojnë planet për të lëvizur nga stadiumet e tyre aktuale. 

Stadiumi më i vjetër në botë momentalisht besohet të jetë ai i Wrexham (Racecourse Ground), që është hapur në 1807. 

Po fillojmë me ato që në pamje të parë duken si stadiume normale për të ardhmen, me Everton dhe Chelsea që kanë preferuar dizajne tradicionale. 

Kjo deri në momentin kur e vëreni çatinë e xhamit në stadiumin e Evertonit dhe detajet që ka stadiumi i Ipswichit. 

Për të mos mjaftuar kjo, ka shumë tifozë që po qëndrojnë në ballkon dhe një autobus i cili i transporton ata drejt fushës së re. 

Në vazhdim është stadiumi ‘St Mary’ i Southamptonit ku nuk mjaftojnë fjalët për ta përshkruar atë.

Ky stadium përmban të paktën katër tribuna në drejtim të fushës, por në vend që stadiumi të jetë i rrethuar nga rrugët ose shtëpitë, është thjesht rresht pas rreshti me plotë tifozë. 

Në fund kemi stadiumet e Manchester Cityt (lart) Tottenhamit (poshtë) dhe në fund Chelsean (lart majtas) Liverpoolin (lart djathtas) dhe Arsenalin (poshtë majtas)./Telegrafi/

Exit mobile version