Zyrtarë të lartë të partisë OBRM-PDUKM, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se brenda javës do të fillojnë zyrtarisht bisedimet për koalicion me partinë shqiptare Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), të Ali Ahmetit, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 11 dhjetor, arriti të sigurojë 10 mandate.
Por, gjithçka mbetet e pa qartë në çfarë rrafshi mund të zhvillohen bisedimet, përderisa nga BDI-ja, gjatë javës së kaluar, thanë prerë se nuk do të lëvizin asnjë hap nga tri parimet bazë për të lidhur koalicion me cilindo nga blloku politik maqedonas. Këto parime janë, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale publike si dhe integrimin euroatlantik. Paraprakisht, OBRM-PDUKM ishte deklaruar se nuk është e gatshme për të diskutuar rreth këtyre kërkesave.
Në një situatë të tillë, intelektualët shqiptarë të Maqedonisë, përmes një letre të hapur u janë drejtuar partive shqiptare të cilat mund të negociojnë me partinë e Nikolla Gruevskit, OBRM-PDUKM, e cila e mori mandatin për formimin e Qeverisë.
Në këtë letër, theksohet fakti se “OBRM-PDUKM akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe më tej të udhëheqin me shtetin”.
Pas qëndrimeve, qoftë tani apo ato që i ka theksuar në të kaluarën, intelektualët shqiptarë potencojnë se me këtë parti politike, nuk duhet komunikuar.
“Janë dy momente të përcaktimit, meqë gjithmonë OBRM-PDUKM ka qëndrime kundër avancimit të interesave të shqiptarëve dhe Prokurorisë Speciale publike, andaj vlerësojmë se nuk ka asnjë detyrim moral që shqiptarët ta përkrahin këtë parti për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë,” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bashkim Selmani, profesor universitar dhe nënshkrues i letrës.
Analistët shprehen skeptik se bisedimet OBRM-PDUKM me BDI-në, mund të sjellin rezultate, megjithëse druajnë se këto dy parti qëllimisht luajnë në letrën e bisedimeve për të zvarritur formimin e qeverisë së re për t’i skaduar kështu edhe mandatin Prokurorisë publike speciale. Si efekt tjetër i këtyre zvarritjeve, besohet se mund të jetë mundësia për të shkuar vendi sërish në zgjedhje.
Në këtë drejtim, Temellko Ristevski nga Universiteti FON në Shkup, thotë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë dhënë instruksione të qarta se me prioritet për të ardhmen e vendit është formimi sa më shpejt i një qeverie stabile e cila do të ketë për bazë sundimin e drejtësisë dhe zhbllokimin e procesit integrues.
“Nuk besoj se OBRM-PDUKM do të pajtohet që të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale publike, sepse pikërisht zyrtarët më të lartë të kësaj partie hetohen nga ky institucion për shkak të përfshirjes në veprime të ndryshme kriminale”.
“Unë nuk besoj se BDI do të rreshtohet me ata që bllokojnë punën e këtij institucioni edhe pse në aspektin formal-juridik mund të hyjë në bisedime me OBRM-PDUKM, por në fund nuk do të ketë marrëveshje mes këtyre dy partive”, vlerëson Temellko Ristevski.
Përderisa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e cila ka vetëm dy mandate më pak se OBRM-PDUKM, vazhdon të heshtë duke theksuar se për atë si mendon të mundësojë vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale për çka nevojiten dy të tretat e votave dhe kërkesat e partive shqiptare të përfshira në platformën e përbashkët, siç thonë, derisa mandati për formimin e qeverisë t`i kalojë kësaj partie politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Klekovski: Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë ose do të trajtojnë me terapi biologjike ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk funksionojnë
Vrasja mafjoze e 47-vjeçarit me origjinë shqiptare në Greqi, arrestohen dy persona
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës