LAJMI I FUNDIT:

Intelektualët i quajnë hajna rivalët e tyre lokal

Intelektualët i quajnë hajna rivalët e tyre lokal

Akuza të mëdha si para ashtu edhe pas ndeshjes derbi mes Dritës dhe Gjilanit.

Skuadra më e vjetër e qytetit, Drita ka shënuar fitore 2-0 në një përballje tejet të nxehtë si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Kanë qenë tifozët e Dritës ‘Intelektualët’, të cilët kanë akuzuar rivalët e tyre lokal Skifterat për vjedhje.

"Ata" që dje deklaronin se i mungonin kupat në zyre e klubit, dhe i akuzonin Intelektualët pa asnjë fakt, sot e dëshmuan vetën dhe e kallxuan fytyrën e tyre të vërtetë. "Ata" me plotë ngjyra, por të njëjtit amatera kanë thyer derën dhe kanë hyrë në zyrën e Intelektualëve në stadium, kur Intelektualët nuk ishin aty dhe e kanë vjedhur një transparent, atë që e kanë djegur në ndeshje”.


"Ata" amaterat edhe njëherë dëshmuan që nuk janë asgjë pos amatera, dëshmuan edhe njëherë që nuk guxojnë të ballafaqohen me Intelektualët, por shfrytëzojnë vjedhjen nëpër zyret tona. Andaj, hajnat e vërtet këtu jeni ju!”, shkruhej në komunikatën e tifozëve të Dritës. /Telegrafi/