LAJMI I FUNDIT:

Integrimi i Serbisë, Malit të Zi e Bosnjës në BE në dorë të Kroacisë

Integrimi i Serbisë, Malit të Zi e Bosnjës në BE në dorë të Kroacisë

Sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet se Kroacia tani mban në grusht të gjithë fqinjët, të cilët dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Mediet kroate e cilësojnë të rëndësishme Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në të cilën përmendet edhe çështja e anëtarësimit të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe e shteteve tjera pretenduese, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst citohet deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili qartësoi se çështja e pazgjidhur për përcaktimin e kufirit mes Kroacisë dhe Sllovenisë duhet të zgjidhet urgjentisht.


Më tutje vihet në pah edhe vërejtja e Junckerit se në të ardhmen nuk do të lejohet anëtarësimi në union i atyre shteteve, që kanë probleme kufitare mes vete.

Një koment të ashpër për strategjinë e re të Brukselit e bëri edhe gazeta sllovene, Veçer, e cila këmbënguli se strategjia e re e unionit është e gabuar, ngase kushtëzimi i anëtarësimit me zgjidhjen e grindjeve kufitare do të bëjë që i tërë rajoni të bëhet peng i Kroacisë. “Në këtë mënyrë, i gjithë Ballkani mund të bëhet peng i Zagrebit zyrtar”.

Kroacia nuk ka të zgjidhur çështjen e kufijve me asnjë shtet fqinjë, pos me Hungarinë. Kjo nënkupton se Kroacia mund të hyjë në konflikt eventual me Serbinë për shkak të kufijve në Danub, me Malin e Zi për shkak të kufirit detar dhe për Prevllakën, si dhe me Bosnjë dhe Hercegovinën. Mund të thuhet se Kroacia tani po mban në grusht të gjithë Ballkanin”, konstatoi Veçer.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori