LAJMI I FUNDIT:

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe shërbime më të mira transportuese”

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe shërbime më të mira transportuese”

Marrëveshja për formim të bashkësisë transportuese duhet të sigurojë integrim të sektorit transportues të BE-së në politikën e zgjerimit, ka thënë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, në fjalimin e këshillit ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, themelues të Bashkësisë transportuese, që u mbajt në Bruksel.

Në takimin në të cilin mori pjesë edhe komisarja për politikë transportuese e Komisionit Evropian Violeta Bullc, Sugareski ka theksuar se harmonizimi i plotë i rregullativës vendore me rregullativën e Bashkimit Evropian nuk është e nevojshme vetëm për shkak të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Union, por, para së gjithash, për shkak të ngritjes së nivelit të shërbimeve transportuese edhe atë në dobi të shfrytëzuesve dhe të dhënësve të shërbimeve, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

“Në qoftë se përqendrohemi tek përfitimet, sfidat dhe pritjet nga implementimi vijues i Marrëveshjes, fillimisht dëshiroj të theksoj se kjo është në pajtueshmëri me procesin e filluar të integrimit të Republikës së Maqedonisë dhe aspiratat tona për anëtarësim në Union. Në mënyrë plotësuese, globalizimi dhe ndërvarshmëria e ekonomive, posaçërisht atyre evropiane, në të gjithë veprimtaritë duke përfshirë edhe transportin, paraqet argument për reformat vijuese të cilat janë rezultat i implementimit të Marrëveshjes”, ka thënë Sugareski.


Siç ka potencuar, formimi i Bashkësisë transportuese do t’i përshpejtojë reformat sektoriale dhe liberalizimin e tregjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në afat më të gjatë do të kontribuojë për efikasitet më të mirë dhe shpenzime më të ulëta të shërbimeve transportuese.

Në fjalim, madje, në takimin e 13-të të ministrave të transportit në kuadër të rrjetit CEETO, e ka potencuar rëndësinë e ndërtimit dhe modernizimit të Korridoreve transportuese 8 dhe 10 të cilët kanë prioritet të lartë për Republikën e Maqedonisë, rajonin dhe Bashkimin Evropian, si dhe angazhimin e Qeverisë së RM-së për realizimin e projekteve të cilët zhvillohen në këto korridore.

Sugareski është pjesë e delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, që po qëndro për vizitë pune dyditore në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori