Thuajse të gjitha partitë e mbështesin zgjerimin e BE me anëtarë të rinj. Por programet zgjedhore dallohen në ritmet e dëshiruara të zgjerimit dhe në interesin e partive për shtetet kandidate, shkruan Auron Dodi.
CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e përgjithshëm për thellimin, para zgjerimit të BE. CDU/CSU mendon, se nuk duhet të rrezikohet kohezioni i brendshëm i BE nga anëtarët e rinj. Kjo do të thotë për CDU/CSU-në, se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë plotësisht kriteret e pranimit.
Kurse partia socialdemokrate, SPD shkruan në program se ndikimi në rritje i shteteve të tjera, në Evropën juglindore dhe jugore, kërkon një drejtim të ri të politikës së fqinjësisë ndaj shteteve të Ballkanit. Socialdemokratët gjermanë shkruajnë në program, se angazhohen për afrim më të madh me shtetet e Evropës Juglindore.
Ballkani Perëndimor i pranishëm në programet zgjedhore
Ballkani Perëndimor përmendet në programet zgjedhore të partive kryesore. CDU/CSU kërkon që të “intensifikohet lidhja e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE”. Me këtë formulim të kujdesshëm në program kjo parti i shërben pjesës më konservatore të saj, që është skeptike ndaj një afrmi të nxituar të Ballkanit Perëndimor me BE.
Kurse Partia Socialdemokrate, SPD kërkon shprehimisht “integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”.
Në mënyrë më të detajuar dhe konkrete shprehen për Ballkanin dhe për shqiptarët në programin e tyre Të Gjelbrit. Të Gjelbrit kërkojnë në program përparime konkrete në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ata kërkojnë “hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Më tej ata kërkojnë “liberalizimin e vizave për kosovarët”. Ndërsa përparimet në dialogun Serbi-Kosovë i quajnë “të domosdoshme”.
Të Gjelbrit kërkojnë në program pajtimin në Ballkan dhe nxjerrjen para drejtësisë “të krimeve të luftës”. Shkruajnë edhe se “kundërshtojnë qartë zhvendosjet etnike të kufijve”.
Qëndrimet e partive më të vogla ndaj zgjerimit të BE
Liberalët e FDP-së, që marrin rreth 12 përqind në sondazhe, nuk shprehen konkretisht në program për zgjerimin e BE dhe Ballkanin.
Kalimthi shprehet për këtë temë partia E Majta (një pjesë e kësaj partie vjen nga partia shtet e RDGJ). E Majta, që merr rreth 6 përqind në sondazhe kërkon që kandidatët aktualë dhe të ardhshëm të BE të deklarohen pa rezerva për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Por vëmendja kryesore e kësaj partie është te Turqia.
E vetmja parti që shprehet në program kundër zgjerimit të BE është partia populiste ultra e djathtë, AfD. AfD shkruan se e “refuzon me rreptësi zgjerimin e BE”. Kjo parti kërkon vetëm “një partneritet të privilegjuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pra ajo është kundër anëtarësimit të kandidatëve të rinj. Por ultra të djathtët duan që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i mbajnë larg Gjermanisë refugjatët. Për këtë arsye shkruajnë “se e mbështesin bashkëpunimin në fushën e sigurisë për migrimin me Ballkanin Perëndimor”. Mendimet e kësaj partie për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të mbeten thjesht si shënim, pasi të gjitha partitë e tjera kanë deklaruar se për ta AfD është e papranueshme si anëtare koalicioni.
Migrimi në programe: SPD dhe Të Gjelbrit me oferta
CDU/CSU është për një “migrim të rregullt dhe sipas rregullave të qarta”. Por njëkohësisht shkruan në program që “njerëzit me origjinë migrantësh” duhet t’i kenë të gjitha të drejtat, “kur mbështesin vlerat tona, u përmbahen ligjeve tona dhe kur flasin gjuhën tonë.”
Socialdemokratët tregohen më bujarë. Ata mbështesin për shembull mbajtjen e disa nënshtetësive nga një person. Bashkimin familjar po të vinin në pushtet socialdemokratët do ta zgjeronin më tej. P.sh. ato do të lejonin të vijnë në Gjermani si përkujdesës të të miturve pa prindër edhe motrat dhe vëllezërit e të miturve.
Kurse Të Gjelbrit, e shohin Gjermaninë si një “shoqëri të larmishme imigrimi”. Ata kërkojnë një “ligj migrimi me rrugë të reja”, shprehen se mbështesin si migrimin për punë, ashtu edhe migrimin për t’u shkolluar.
Edhe liberalët e FDP-së janë pro migrimit, por kërkojnë që të zgjidhen paraprakisht ata migrantë që do të lejohet të qëndrojnë në Gjermani. Kështu kryetari i kësaj partie, Christian Lindner është shprehur se “ne kemi nevojë për duart e palodhura dhe mendjet e zgjuara të migrantëve, që i zgjedhim ne”.
Kontekst: partitë në sondazhe
Tri sondazhe të ditëve të fundit (02.09.-03.09.) të instituteve Kantar (Emnid), Infratest Dimap dhe Forschungsgruppe Wahlen (Grupi kërkimor Zgjedhjet) sugjerojnë se Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD mund të marrë në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit 25% të votave; CDU/CSU 21-22 përqind; Aleanca 90/ Të Gjelbrit nga 16-19 përqind; liberalët e FDP nga 11-13 përqind. Partia E Majta merr nga 6 deri 7 përqind, kurse partia ultra e djathtë, Aleanca për Gjermaninë, AfD merr nga 11 deri 12 përqind.
Por domethënia e shifrave është e kufizuar përsa i përket rezultatit faktik të zgjedhjeve. Edhe në këto votime ka shumë zgjedhës të pavendosur. Rezultatet e sondazheve duhen marrë me rezerva edhe për faktin se ato kanë rezultuar të gabuara në Gjermani për referendumin e Brexitit, për zgjedhjet në SHBA në 2016 dhe në zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhaltit këtë vit. Megjithatë në zgjedhjet parlamentare nacionale, gabimi i rezultatit të sondazheve përballë realitetit të zgjedhjeve ka qenë i vogël. Sipas platformave wahlrecht.de dhe dawum.de sondazhet e kanë kaluar kufirin e gabimit të zakonshëm prej 3% vetëm dy herë në dy dekadat e fundit.
Të vështirë për ta parashikuar pamjen e qeverisë gjermane pas zgjedhjeve e bën edhe një fakt i ri: në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme nuk ka pasur si këtë herë tri parti, që të marrin të tria rreth 20 përqind të votave. Këto parti këtë herë janë CDU/CSU-ja, socialdemokratët dhe Të Gjelbrit. Kjo do të thotë se janë të mundura shumë koalicione për të formuar qeverinë. Gara më e ngushtë për partinë që do të marrë mandatin për të formuar qeverinë aktualisht zhvillohet midis CDU/CSU-së dhe socialdemokratëve të SPD. Te CDU-ja preferohet më shumë partia se kandidati për kancelar. Te socialdemokratët preferohet më shumë kandidati për kancelar se partia./DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj