Instituti për Demokraci: Për gjysmën e dytë të vitit 2022, Kuvendi i RMV-së u vlerësua me notën 5.7

Në shkallën nga 1 deri në 10, nota për cilësinë e debatit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjysmën e dytë të vitit 2022 është 5.7. Këtë e ka treguar vëzhgimi i Institutit për Demokraci në periudhën korrik – dhjetor të vitit 2022. Fokusi ka qenë në diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës parlamentare që janë në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, bën të ditur Instituti për Demokraci.
“Pavarësisht përmirësimit të lehtë krahasuar me periudhën janar – qershor të vitit 2022 (5.6), raporti për këtë periudhë tregon një nivel të ulët të cilësisë së debatit dhe konfirmon konkluzionin se ka vend për përmirësim të dukshëm”, thonë nga Instituti.
Ata theksojnë se në përgjithësi ka një përmirësim të lehtë të nivelit të argumentimit nga pjesëmarrësit në diskutimin në Kuvend, krahasuar me periudhën e mëparshme vëzhguese janar – qershor të vitit 2022.
“Folësit nuk kanë pasur argumente në 39 për qind të prezantimeve të tyre, ndërsa në 54 për qind kanë pasur argumente të dobëta. Një ose më shumë argumente u vunë re në 7 përqind të diskutimit. Në këtë periudhë raportuese, në diskutimet e vëzhguara nuk ka pasur ndryshim qëndrimi te deputetët, as për shkak të argumenteve më të mira mes bashkëbiseduesve dhe as për arsye të tjera”, theksojnë nga Instituti për Demokraci.
Kur bëhet fjalë për qëndrimin e deputetëve ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga një parti tjetër politike, vëzhguesit vunë re se respekti është shprehur në 17 për qind të diskutimit, që është një progres i dukshëm në ndryshim nga periudha e mëparshme e vëzhgimit, kur shprehej respekt i qartë në 1 për qind të rasteve.
“Por pavarësisht këtij përmirësimi, deputetët vazhdojnë t’i referohen më shumë karakteristikave personale të bashkëbiseduesve se sa shqyrtimit thelbësor të argumenteve të tyre”, theksojnë nga Instituti.
Raporti konfirmon gjithashtu respektin e ulët të deputetëve ndaj të drejtave të grupeve të margjinalizuara, gjatë të gjitha periudhave të vëzhgimit.
Është vënë re se në rreth 87 për qind të diskutimeve të tyre, deputetët nuk i referohen të drejtave të grupeve të margjinalizuara, përveç rasteve kur diskutojnë në mënyrë specifike një ligj apo temë të caktuar në rendin e ditës që lidhet me të drejtat e tyre.
Deputetët e opozitës ishin më aktivë në pjesëmarrje në diskutime, duke marrë pjesë në 63 për qind të diskutimeve të vëzhguara, ndërsa deputetët e qeverisë morën pjesë në 37 për qind.
“Deputetët Bojan Stojanoski dhe Gordana Siljanovska Davkova kanë folur më së shpeshti dhe më së shumti kanë qëndruar në foltoren e Kuvendit, njofton Instituti për Demokraci.
Instituti për Demokraci që nga qershori i vitit 2014, ka monitoruar cilësinë e debatit në Kuvend dhe punën e legjislativit në përgjithësi. Në janar të vitit 2020 filloi cikli i katërt i monitorimit, në kuadër të Programit për Mbështetjen Parlamentare (PMP), i cili mbështetet nga Qeveria e Zvicrës. Ky projekt zbatohet në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (IKD) dhe Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë