Instituti EPIK ka trajtuar programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi, ku Kosovë në baza vjetore ka pasur regres të vazhdueshëm në numrin e reformave të parapara, dhe të zbatuara.
Kështu thuhet në një njoftim për media nga, Instituti EPIK.
Në njoftim thuhet se marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi më 1 prill 2016, ku Kosovës në këtë kuadër ka marr për detyrim që të zbatoj dispozitat e MSA-së brenda periudhës dhjetë vjeçare.
“Me qëllim zbatimit të dispozitave të MSA-së, Kosova miraton çdo vjet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së. Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) është dokument kyç i institucioneve të Republikës së Kosovës i cili ka për synim zbatimin e detyrimeve të Kosovës që burojnë nga MSA. Kërkesa për hartimin e Programit buron nga neni 74, pika 3 e MSA-së. Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asocimi, psh. në Shqipëri: Plani Kombëtar për Integrim Evropian, në Serbi: Programi Kombëtar për Adoptimin e Acquis apo në Mal të Zi: Programi Kombëtar për Anëtarësim në BE.
Përgatitja e Programit koordinohet nga Ministria e Integrimit Evropian. Ky program përmban masa konkrete të cilat propozohen nga vet institucionet e shtetit për të adresuar dispozitat e veçanta të MSA-së.
Në këtë kontekst, në baza vjetore ka pasur regres të vazhdueshëm në numrin e reformave të parapara, dhe të zbatuara.
Në bazë të statistikave të vetë institucioneve:
Në vitin 2016, programi kishte 1,347 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741.
Në vitin 2017, programi kishte 967 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600.
Në vitin 2018, programi kishte 532 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të këtij instituti, krahasuar më vitin 2016, në vitin 2018 ka numër më të vogël të masave të parapara dhe të zbatuara në kuadër të implementimit të dispozitave të MSA-së.
“Respektivisht në vitin 2016, janë zbatuar 741 masa nga 1,347 sa ishin gjithsej, ndërsa në vitin 2018, numri masave të zbatuara ka rënë në 362 nga 532 masa te planifikuara – që i bie se nuk është arritur të përmbushet 1/3 e planifikimit vjetor për vitin 2018”, thuhët ndër të tjera në njoftimin e Institutit EPIK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët