Instituti për Studime në Edukim “EdGuard” i ka pritur me shqetësim të gjeturat mbi arsimin në Kosovë të Raportit Komisionit Evropian të vitit 2020. Në Raportin e Progresit theksohet se Kosova është në fazë të hershme të përgatitjes për arsim dhe cilësia e arsimit vazhdon të mbetet e dobët.
Sipas këtij instituti, për dallim nga viti 2019, kur në Raport shënohej një progres i kufizuar në arsim, këtë vit Komisioni Evropian konkludon se nuk ka pasur asnjë progres në këtë fushë. Po ashtu, Raporti i Progresit vë në pah se përkundër performancës së dobët të sistemit arsimor, Qeveria e Kosovës nuk ka jetësuar asnjë reformë në arsim.
“Për shkak të mos adresimit të rekomandimeve nga viti i kaluar, Komisioni Evropian ripërsërit të njëjtat rekomandime, duke nënvizuar, ndër të tjera, zhvillimin e mekanizmave për sigurim të cilësisë në arsim, rritjen e ofrimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe përmbushjen e rekomandimeve të ENQA-s”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
“Instituti ‘EdGuard’ kërkon nga institucionet e Kosovës adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian si pikënisje për përmirësim të cilësisë në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. ‘EdGuard’ vlerëson se rritja e buxhetit për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës. ‘EdGuard’ e sheh të nevojshëm një koordinim gjithë institucional për zbatim të reformave të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse në arsim”, thuhet në reagimin e Institutit “EdGuard”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025