LAJMI I FUNDIT:

Instituti ATOMI fillon me trajnimin e mësimdhënësve

Instituti ATOMI fillon me trajnimin e mësimdhënësve

Instituti ATOMI ka filluar me trajnimin e mësimdhënësve, përmes të cilit synohet që gradualisht të krijohen dhe avancohen mekanizmat për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë që në nivel shkolle.

Duke vlerësuar rolin e mësimdhënësve si të pazëvendësueshëm dhe ekstremisht të rëndësishëm, Instituti ATOMI përmes trajnimit do të mundohet që t’i pajisë mësimdhënësit me njohuritë, shkathtësitë, materialet dhe instrumentet e nevojshme, përmes të cilave ata do të jenë në gjendje që t’i identifikojnë dhe të ofrojnë përkrahje për nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente gjatë punës së tyre me këta nxënës në shkollë.


Instituti ATOMI mbetet me shpresë se mësimdhënësit që do të kalojnë nëpër këtë trajnim do të kontribuojnë që nëpër shkollat tona të krijohet një klimë më e mirë e ambient më motivues dhe të ofrohen kushte e aktivitete të përshtatshme për nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, në mënyrë që këta nxënës të mund ta zhvillojnë dhe realizojnë potencialin e tyre intelektual, dhuntinë a talentin e tyre.

Aktualisht Instituti ATOMI është duke ofruar trajnim për 100 mësimdhënës të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët të komunave të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit. Ky projekt i trajnimit është duke u përkrahur financiarisht nga organizata gjermane GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit), programi CDBE (Capacity Development in Basic Education), prandaj dhe ofrohet falas për mësimdhënësit e përfshirë në këtë trajnim. Kështu që, Instituti ATOMI shfrytëzon rastin për ta falënderuar GIZ-in për këtë përkrahje të ofruar!

Trajnimi “Identifikimi dhe përkrahja e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente” është Program Themelor i trajnimit për Mësimdhënës të Karrierës, me gjithsej 30 orë trajnimi, i aprovuar (akredituar) nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përkatësisht KSHLM, i cili zbatohet nga Instituti ATOMI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Lajme
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori