LAJMI I FUNDIT:

Instituti ATOMI certifikon mësimdhënësit e psikologët shkollorë të trajnuar

Instituti ATOMI certifikon mësimdhënësit e psikologët shkollorë të trajnuar

Sot me një ceremoni solemne Instituti ATOMI ka certifikuar mësimdhënësit dhe psikologët shkollorë, të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin “Identifikimi dhe përkrahja e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente”.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, si dhe mësimdhënës, drejtorë shkollash e zyrtarë arsimorë.


Ky trajnim është Program Themelor i trajnimit për Mësimdhënës të Karrierës, me gjithsej 40 orë, respektivisht 50 orë versioni për psikologë e pedagogë shkollorë, të aprovuara (akredituara) nga MASHTI, përkatësisht KSHLM, që ofrohen nga Instituti ATOMI dhe për qëllim kanë që t’i pajisë mësimdhënësit dhe psikologët shkollorë me njohuritë, shkathtësitë, materialet dhe instrumentet e nevojshme, përmes të cilave ata do të jenë në gjendje që t’i identifikojnë dhe të ofrojnë përkrahje për nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente gjatë punës së tyre me këta nxënës në shkollë.

Në kuadër të këtij programi të trajnimit, kanë qenë 3 ditë trajnimi, respektivisht 4 ditë trajnimi, 3 ditë mentorimi, punimi i planeve individuale të rasteve dhe vlerësimi final i vijuesve.

Në këtë cikël të trajnimit kanë qenë të përfshirë 60 mësimdhënës të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët dhe 20 psikologë shkollorë nga nëntëmbëdhjetë komuna të Kosovës.

Kyprojekt i trajnimit është përkrahur financiarisht nga MASHTI, prandaj është ofruar falas për mësimdhënësit e përfshirë në këtë trajnim.

Kështu që, Instituti ATOMI shfrytëzon rastin për ta falënderuar MASHTI-n për këtë përkrahje të ofruar!

Instituti ATOMI mbetet me shpresë që përmes këtij aktiviteti të ketë kontribuuar sadopak në fillimin e krijimit të mekanizmave për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë që në nivel shkolle.

Po ashtu instituti ATOMI duke shprehur bindjen se mësimdhënësit dhe psikologët shkollorë që e kanë përfunduar këtë trajnim do të kontribuojnë që nëpër shkollat ku punojnë të krijohet një klimë më e mirë e ambient më motivues, si dhe të ofrohen kushte e aktivitete të përshtatshme për nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, në mënyrë që këta nxënës të mund ta zhvillojnë dhe realizojnë potencialin e tyre intelektual, dhuntinë a talentin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori