LAJMI I FUNDIT:

Institucionet shëndetësore pa logoped shqiptar! (Video)

Institucionet shëndetësore pa logoped shqiptar! (Video)

Prindërit që kanë fëmijë me probleme në të folur, ankohen për mungesën e logopedëve shqiptar nëpër institucionet shëndetësore. Një nënë tregon se i është dashur të ballafaqohet me probleme gjatë vizitave tek logopedë maqedonas, pasi që vajza e saj e vogël shqipfolëse nuk ka mundur të kuptojë mjeken – logopede, si dhe të mësojë shqiptimin e shkronjave në gjuhën shqipe.

“Për fat të mirë është një logopede shqiptare, që më vjen shumë mirë që e kanë punësuar momentalisht; edhe kemi filluar qe tre muaj, d.m.th para asaj kemi qenë me logopede maqedonase, do të thotë se startin  e gjuhës në fillim, fëmijët tanë e kanë bërë në gjuhën maqedonase duke i pasur logopedët shqiptarë të diplomuar të papunësuar”, thotë Florinta Shapka Mjaku.

Për këtë arsye studentët shqiptarë të logopedisë ndërmorën një nismë vetjake në çarshi të Shkupit. Veç kësaj, sot ështe edhe dita evropiane e logopedisë, dhe studentët e panë të nevojshme që të informojnë prindërit në lidhje me parregullsitë që trajton logopedia. Ata u shprehën të kënaqur me praninë dhe interesimin e prindërve dhe sipas tyre, numri i fëmijëve që kanë nevojë për logoped vetëm se po rritet, njofton tv21.

“Me informim sa më të madh të arrijmë tek personat që kanë nevojë për logoped, kështu që të na paraqiten dhe të drejtohen nëpër institucione shtetërore ose private për të kërkuar ndihmën. Sipas zbulimeve shkencore është një përqindje më e madhe që kanë nevojë për logoped, sidomos dita ditës vjen numri duke u rritur, për shembull fëmijët me autizëm, e kështu me radhë”, u shpreh Ajshe Beqiri, logopede.


Sipas studentëve të Logopedisë, deri para 4 muajsh nuk ka pasur asnjë logoped shqiptar të punësuar në spitalet shtetërore. Ndërsa tani aktualisht janë të punësuar vetëm 2 logopedë shqiptarë në Shkup, e dhjetëra të tjerë vazhdojnë të mbeten pa punë. Nëpër qytetet tjera ku ka shumicë shqiptare nuk ka logoped të punësuar nëpër institucionet shtetërore shëndetësore. Pra, të gjithë shqipfolësit në Maqedoni që kanë nevojë për logoped, duhet të udhëtojnë deri në spitalin shtetëror të Shkupit për t’u vizituar tek një i tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=mXZCCarunZA

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori