Dihet se nga ana e BE-së, marrëveshjen do ta nënshkruajë Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociata për Zgjerim.

Por, nga ana e Kosovës ende nuk dihet se kush do të vë nënshkrimin në marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, që paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.