Transparenca aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave në vitin 2021, është 63 për qind dhe është përmirësuar me pesë pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar, sipas renditjes vjetore të institucioneve në Indeksin e transparencës aktive, të përgatitur nga Qendra për Komunikime Qytetare.
Nga kjo qendër, thonë se stagnon transparenca e institucioneve kur bëhet fjalë për shpenzimin e mjeteve financiare.
Ekspertët e kësaj fushe, thonë se përderisa nuk kërkohet përgjegjësi, drejtuesit e institucioneve do të fshehin informacionet se si i harxhojnë paratë nga arka e shtetit.
Institucionet në Maqedoninë e Veriut, kanë rritur transparencën aktive, gjegjësisht transparencën për sa i përket realizimit të aktiviteteve brenda institucioneve, por jo edhe transparencën kur bëhet fjalë për shpenzimin e mjeteve nga arka e shtetit, theksohet në hulumtimin e realizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare.
Në bazë të këtij hulumtimi, që bazohet në informatat e publikuara në ueb faqet e institucioneve të ndryshme të shtetit, transparenca është cilësuar si “mesatarisht” aktive.
Ministritë dhe Qeveria, publikojnë mesatarisht 79 për qind të informacionit të kërkuar, që është rritje minimale krahasuar me 77 për qind vitin e kaluar, ndërsa në komuna për të pestin vit me radhë, ka më pak transparencë sesa ministritë. Komunat publikojnë 60 për qind të informacionit të kërkuar, që është 5.5 për qind më shumë pikë se vitin e kaluar.
Sipas indeksit të lartpërmendur, transparenca aktive e të gjitha 98 institucioneve të përfshira (ministritë, qeveria dhe komunat), është 63 për qind (nga maksimum 100 për qind të mundura) kështu që gradimi cilësohet si transparencë “mesatarisht” aktive.
Me ligj, të gjitha ministritë janë të obliguara të bëjnë publike buxhetin me të cilin disponojnë gjatë vitit rrjedhës, llogarinë përfundimtare për vitin paraprak, më pas planin për furnizime publike, raportet e revizorëve, njoftimet për marrëveshje për furnizime publike etj.
“Ku qëndron problemi? Pse disa ministri dhe institucione ‘harrojnë’ t’i bëjnë këto të dhëna publike. Thjesht, pasi për këtë gjë nuk kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e institucioneve”, thotë për Radion Evropa e Lirë, German Fillov drejtor i Qendrës për Komunikime Qytetare.
Përderisa Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, thotë se institucionet japin informata të cunguara ose nuk japin fare, në momentet që kanë për të fshehur diçka kur mjetet e arkës së shtetit shpenzohen jo për qëllimin për çka ato realisht janë të destinuara.
“Si zakonisht, tek ne politika vepron çdo kund në organet ligj zbatuese. Që do të thotë, siç i themi ne, “shpinën e fortë’, në pushtetin ekzekutiv ata (institucionet ndjekëse) thjeshtë bëjnë malverzime, pasi si zakonisht, subjektet që kanë bërë harxhime të mjeteve jashtë normave dhe jashtë standardeve të përcaktuara me ligj, ata i fshehin të dhënat sepse i mbrojnë padronët et yre në pushtetin ekzekutiv”, thotë Musa.
Në bazë të ligjit, komunat në ueb faqet e tyre duhet të japin të dhëna për planin e detajuar urbanistik, për planin për ambientin jetësor, për zhvillimin ekonomik lokal, për veprimet e ndryshme komunale, të dhënat për zhvillimin e kulturës e sportit, mbrojtjen sociale, tatimin mbi pronën, institucionet e ndryshme që janë nën kompetencën e tyre etj., por këto të dhëna nuk janë të tërësishme, thotë German Fillkov, nga Qendra për Komunikime Qytetare.
Qendra për Komunikime Qytetare informon se komunat iu përgjigjën kërkesave për qasje falas në informacion, gjatë afatesh kohore mesatarisht prej 17 ditësh, ndërsa ministritë u janë përgjigjur në mesatarisht për 16 ditës, kurse 39 për qind e institucioneve u përgjigjën më vonë se afati i paraparë me ligj.
Bojan Kordallov, ekspert për çështje të komunikimit, thotë se nuk mund të flitet për më shumë ose më pak transparencë të institucioneve, por thjesht për atë se “institucionet janë ose nuk janë fare transparente”.
“Në kohen e digjitalizimit, institucionet duhet të jenë transparente. Nuk ka asnjë arsyetim por mosdhënien në kohë të informative të kërkuara, e aq më pak të ketë hapësirë për arsyetime, për pritjet që të merret ndonjë informacion nga lista e informatave që janë me karakter publik”, thotë Kordallov.
Indeksi i transparencës aktive (www.aktivnatransparentnost.mk), që ka për qëllim rritjen e transparencës së institucioneve, si projekt mbështetet nga USAID-i, në kuadër të aktivitetit “Shpenzimet publike për të mira publike”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania