Për çfarë e kam fjalën? Oh, zonja e zonjusha, zotërinj e zotërushë të vendit tim qesharak e qaraman njëherazi, mos bëni sikur nuk kuptoni! E kam fjalën – edhe me shkrim, por edhe me gojë – për zgjedhjet e para një jave, zhvillimi dhe përfundimi i të cilave më lanë një shije fort të keqe. Përse kështu? Sepse i treguam, i provuam dhe i konfirmuam botës se, ndonëse të paraqitura si zgjedhje nën kujdesin dhe patronazhin socialist të institucioneve, zgjedhjet në fjalë ishin, në thelb, prostitucionale, të paktën sipas vlerësimit që kanë bërë disa soiciologe e sociologë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.
Prostitucionale, sepse, një numër i frikshëm bashkatdhetarësh të mi e shitën votën e tyre, madje e shitën fort lirë. Ca analistë dalluan mes këtyre disa kategori: E para, e cila përfshiu ato e ata që e shitën votën për dy-tre byrekë me gjizë; e dyta, e cila mblodhi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me spinaq; e treta, e cila grumbulloi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me fasule; e katërta, e cila grupoi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me mish. Gjithsesi, ai që i la pa mend e pa gojë analistët në fjalë, qe fakti se të tëra këto kategori u shpërblyen me një bonus fantastik: nga një tas me …ut taze dhe nga gotë me …urrë të freskët për ta larë mutin me shurrë, siç shprehet proverbialisht populli ynë, kështu që, për pasojë e rrjedhojë të pashmangshme, pjesëtaret e pjesëtarët e të katra kategorive të lartpërmendura u regjistruan si rezerviste e rezervistë promocionalë e veçanërisht prostitucionalë për zgjedhjet e ardhshme jo vetëm vendore, por edhe kuvendore.
Nga ana tjetër, interesant është fakti – sipas disa prej analistëve shpotitës – se, duke parë që byrekët e të gjitha llojeve, shijeve dhe formave e rritën çuditërisht tej mase numrin e atyre që votuan për kandidatet e kandidatët e Partisë Socialiste, udhëheqja e shkëlqyer e kësaj të fundit, me sugjerimin e Edit Ramës, paska ndër mend t’i propozojë së shpejti UNESCO-s që ta përfshijë byrekun shqiptar në listën e trashëgimisë kulturore botërore, ashtu siç i kishin propozuar para disa vitesh belgët lidhur me patatet e tyre të skuqura. Nëse kjo nismë përfundon me sukses, atëherë Shqipëria do të ngrejë një industri të tërë për prodhimin e byrekëve që do të mund të eksportohen në ato shtete ku shumica parlamentare dhe, për pasojë, qeveria e dalë nga kjo e fundit, duan të mbesin të tilla përjetësisht. Imagjinoni, o lexueset e lexuesit e mi të sotëm, çfarë suksesi marramendës do të ketë byreku elektoral shqiptar qoftë me gjizë, me spinaq, me fasule apo me mish, pa harruar bonusin përmbyllës, në vende e Afrikës subsahariane, ku presidentët apo kryeministrat nuk arrijnë të shqiten nga kolltukët e tyre!
Mirëpo, siç sapo e dëshmoi realiteti zgjedhor i 25 prillit në Republikën e Droguar të Shqipërisë, në këtë pikë është më se e domosdoshme të tregohet pareshtur kujdes i madh sepse byrekët me fasule mund t’i tradhtojnë ngrënësit e tyre dhe t’i bëjnë lehtësisht të identifikueshëm nga çdokush! Si kështu? Thjesht fare: fasulet, siç dihet, janë këngëtare me nam të parfumuara falë fendëve e pordhave të pashmangshme që çlirojnë bujarisht sidomos te bashkatdhetarët e mi, nga vjen në gjuhën shqipe edhe togfjalëshi fort i përdorur “shes pordhë”. Këtë shumëkush e vuri re që të dielën e kaluar e deri më sot ngaqë flegrat e hundës ia pickoi pa mëshirë ajo erë prostitucionalisht e çuditshme që ende pluskon rreth e përqark institucioneve, nën kujdesin dhe patronazhin e të cilave u zhvilluan zgjedhjet në fjalë.
Së fundi, por jo më së paku, byrekët e konsumuar prej të gjitha kategorive të sipërpërmendura moralisht të pastruara, të justifikuara e të ripërtërira nga bonusi përmbyllës, duket se, për shkak të përdorimit të tejzgjatur, rrezikojnë të humbasin germën “y” duke u kthyer nga “byrekë” në “brekë”, të cilat mund t’u bien mbajtëseve dhe mbajtësve të tyre deri te gjunjët, madje edhe më poshtë, çka do t’i diskreditonte në sytë e brezave të vjetër, por edhe të rinj. Për ta shmangur këtë diskreditim në të ardhmen elektor(h)ale të popullit tonë konsumator të zellshëm byrekësh me ose pa “y”, ish-kolegët e miqtë e mi, Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, simpatizantë përherë e më të apasionuar të byrekëve e të brekëve mavi, po bëjnë çmos të takohen, për një bisedë lartësisht intelektu(h)ale, me Edi Ramën, i cili, me sa duken bathët (fjalë kjo me “a”, jo me “y” në vend të saj), do të mbetet e do të mbretërojë përjetësisht si kryeministër kryekëput kryelartë, madje edhe si shpikës i byrekëve elektoralë me gjizë, spinaq, fasule dhe mish, pa harruar bonusin përmbyllës, çka mund t’i vlejë atij Çmimin Nobel të kuzhinës institucionale apo prostitucionale, si t’ua ketë ënda edhe juve, zonja e zonjusha, zotërinj e zotërushë që jeni duke lexuar këto radhë tejet të sinqerta! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!