LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati verifikon peshoret në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi

Inspektorati verifikon peshoret në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bashkë me Agjencinë e Metrologjisë, këtyre ditëve kanë kryer inspektime të mjeteve matëse (peshoreve), si dhe kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit të këtyre operatorëve në qytetin e Gjilanit.

Gjatë inspektimit, në tri peshore janë hasur parregullsi që nuk kanë qenë në përputhje me Rregulloren për Peshore Jo-Automatike (nuk kanë miratim të tipit).

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku po ashtu njoftohet se “Këto peshore janë larguar nga përdorimi dhe është kërkuar nga subjektet ekonomike për një afat të caktuar të dhënat nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike, që të njëjtat duhet të zëvendësohen me peshore në përputhje me Rregulloren për Peshore jo-automatike”.


“Po ashtu janë kryer matje të bukës nëpër furra për ta verifikuar peshën e tyre në bazë të deklaracionit që e kanë prezantuar. Një furrë është gjobitur, bazuar në normativat ligjore, për shkak të mos përputhjes së peshës së bukës me deklaracionin, që e ka prezantuar për blerësit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjatë inspektimit, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar dy gjoba për flamujt e origjinës, që nuk kanë qenë të vendosur në produkte.

Inspektime të tilla janë duke ndodhur në vazhdën e punës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të krijuar siguri në treg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori