LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i burgjeve në MD: Nuk ka pasur lëshime në sistemin e sigurisë

Inspektorati i burgjeve në MD: Nuk ka pasur lëshime në sistemin e sigurisë
Foto: arkiv

Zyra e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, ka mohuar të ketë pasur çalime në sistemin e sigurisë së burgjeve të Kosovës, sidomos në rastin e arratisjes së fundit. Megjithatë, monitoruesit e burgjeve në Kosovë, flasin për raste të korrupsionit dhe kontrabandës në burgje.

Zyra e Inspektorit të Ministrisë së Drejtësisë që mbikëqyrë 11 institucione të Shërbimit Korrektues, këmbëngulë se niveli i sigurisë në burgje, është tejet i lartë, dhe se shumë nga incidentet e raportuara, përfshi edhe arratisjen e fundit, po manipulohen ngase nuk po qartësohen proceset ligjore dhe procedurat administrative.

Zëvendësinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Muamer Bikliqi, thotë se gjatë inspektimit të Shërbimit Korrektues dhe atij Sprovues në 18 raste të këtij viti janë evidentuar disa mangësi, por që sipas tij, ato janë përfillur nga segmentet e sigurisë.


“Çështjet e largimeve dhe arratisjeve nuk ka qenë neglizhencë ,por kjo është problem se krejt fatura bien ne Shërbimin Korrektues te Kosovës dhe në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë,për shkak se opinioni nuk i njeh procedurat”, tha ai, raporton RTK.

Megjithatë Bikliqi thotë se është e pamundur që të eliminohet kontrabanda  dhe korrupsioni në burgje, madje edhe në atë të sigurisë së lartë: “inteligjenca e burgjeve bashkë me inspektoratin çdo ditë luftojnë për ta parandaluar e futjes së kontrabandës dhe korrupsionit por është e pamundshme me u evitua çështja e kontrabandës dhe korrupsionit”.

E monitoruesja e sistemit të burgjeve në Kosovë, Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se sistemi i burgjeve në Kosovë ka një nivel goxha të mirë sigurie por megjithatë, vuan ende nga korrupsioni dhe rrjedhja e kontrabandës.

“Këto dy vitet e fundit ka qenë një nunër i shtuar i rasteve që janë parandalua kryesisht në hyrje të objekteve të burgjeve. por megjithatë kontrabanda ka qenë prezentë”, tha ajo.

Për çalimet në sistemin e shërbimit korrektues të vendit, sidomos në rastin e Faton Hajrizit që më pas u vra në Serbi, Prokuroria Speciale për deklaratat e saj, ka intervistuar edhe Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Sidoqoftë, raportet ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit i vitit të kaluar për Kosovën, ka vënë në theks të veçantë edhe gjendjen e burgjeve në Kosovë, duke përmendur dhunë, korrupsion e ekspozim të pikëpamjeve radikale fetare e politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Kalo në kategori