LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati arreston zyrtarin policor të dyshuar për kanosje dhe pengim të punëtorëve të KEDS-it

Inspektorati arreston zyrtarin policor të dyshuar për kanosje dhe pengim të punëtorëve të KEDS-it
Foto: Arkiv

Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës ka bërë arrestimin e një zyrtari policor në rajonin e Vitisë pasditen e sotme, me dyshimet se ai ka përfshirë në veprat penale të “Kanosjes” dhe “Pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Arrestimi erdhi pasi autoritetet policore njoftuan Inspektoratin për një incident ku zyrtari në fjalë akuzohet se ka kërcënuar dhe penguar disa zyrtarë nga KEDS, që ishin duke kryer detyrat e tyre në Viti.

Ata ishin të shoqëruar nga njësitet e tjera policore në momentin e incidentit.


Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së kanë vënë në veprim një hetim të detajuar në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.

Si rezultat i hetimit fillestar dhe veprimeve të koordinuara hetimore, zyrtari policor i akuzuar u arrestua dhe më pas, sipas urdhrit të prokurorit, u dërgua në paraburgim për 48 orë derisa hetimet vazhdojnë.

Inspektorati Policor do të vazhdojë me hetimet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit për të zbardhur çdo detaj dhe për të qartësuar plotësisht rrethanat e rastit.

Ky incident vë në pah përkushtimin e autoriteteve në luftën kundër sjelljeve të papërshtatshme dhe të paligjshme brenda forcave policore, duke garantuar që çdo anëtar i forcave të rendit të mbahet i përgjegjshëm për veprimet e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori