Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe Inspektorati i Ministrisë, inspektuan disa prej segmenteve rrugore në të cilat ka pasur shembje të dheut, si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shumta të shiut ditëve të kaluara.
Destinacioni i parë i inspektimit qe tuneli i rrugës M2 në Mitrovicë. Aty zëvendësministër Kadriu dhe Inspektorati i Ministrisë, së bashku me Menaxherin Rajonal të Mitrovicës Agron Beshiri, u njoftuan për së afërmi me gjendjen në të cilën ndodhet ky tunel dhe dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut ditën e djeshme. Duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për gjendjen e cila është krijuar, Kadriu tha se Ministria e Infrastrukturës do të marrë masat e duhura këtyre ditëve, në mënyrë që të sigurohet sa më parë infrastruktura rrugore në këtë pjesë.
“Sot jemi në inspektim të tunelit në rrugën M2 Mitrovicë-Qabër, bashkë me Inspektoratin e Ministrisë dhe me Menaxherin e Rajonit të Mitrovicës, që të shohim gjendjen se çfarë ka ndodhur dje dhe se çfarë duhet të bëjmë ne, duke pasur parasysh që për dy vite rresht, në qeverisjen e kaluar, është bërë një kërkesë për rikonstruktimin e këtij tuneli dhe nuk janë marrë masat e duhura. Na vjen mirë që dje nuk ka ndodhur ndonjë aksident me pasoja fatale për qytetarët, pasi ka rrëshqitur kurora e hyrjes së këtij tuneli. Atëherë, masat të cilat do t’i marrim shpejtë, brenda këtyre dy-tri ditëve, do ta sigurojnë vendin aty ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Mirëpo, ne jemi edhe në përgatitje të projektit zbatues. Kemi marrë masat si Ministri e Infrastrukturës që shpejtë, brenda dy ditëve, të mbyllet çështja e projektit zbatues dhe që nga java e ardhshme t’i shpallim proceduart e tenderimit për rikonstruktimin e kësaj situate, e cila nuk është e mirë, sepse realisht, për 17 vite, nuk është investuar asnjëherë në sanimin e kësaj gjendjeje, me gjithë ato kërkesa të cilat janë bërë më herët.”, deklaroi ai.
Kadriu gjithashtu përmendi problemet me të cilat përballet ky tunel dhe zgjidhjet që do të përfshihen në projektin për rikonstruktim, si: pastrimi i strukturës së betonit, mbushja e pjesëve të betonit, hidroizolimi dhe hedhja e pllakës së re të tunelit.
Zëvendësministër Rexhep Kadriu së bashku me Inspektoratin e Ministrisë , inspektuan edhe rrugën pranë liqenit të Ujmanit në Zubin Potok, përkatësisht në veri të vendit, rrugë kjo e cila u përball me shembje të dheut nga moti jo i favorshëm atmosferik.
Kadriu deklaroi se do të merren masat e duhura për siguri në komunikacion dhe që situatat emergjente si kjo, do të menaxhohen sa më shpejtë që është e mundur. “Duke marrë informacione para disa dite nga Menaxheri i Rajonit të Mitrovicës, ne pikërisht për shkak të shembjes së këtij segmenti rrugor, jemi në komunën e Zubin Potokut, më saktësisht pranë liqenit të Ujmanit, sepse ne i menaxhojmë të gjitha rrugët edhe në veri të Mitrovicës. Kompania është e kontarktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ne kemi dalë që t’i marrim masat për siguri në komunikacion. Edhe pse shenjat e komunikacionit janë të vendosura të gjitha, ne dhamë sugjerimet tona, i dhamë urdhër kompanisë që, menjëherë nga dita e nesërme, t’i fillojë punimet, të hidhet zhavor i mjaftueshëm deri në zgjidhjen përfundimtare. Diku deri në gjysmën e Prillit, ne do ta sanojmë tamam ashtu siç duhet këtë pjesë, sepse duhet të vendoset një mur mbrojtës i betonit pasi që është i domosdoshëm për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë, Zeka kërkon stabilitet politik dhe dialog efektiv

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë, Zeka kërkon stabilitet politik dhe dialog efektiv

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE