LAJMI I FUNDIT:

Inspektimet në institucionet private shëndetësore bëhet vetëm çdo tre vjet

Inspektimet në institucionet private shëndetësore bëhet vetëm çdo tre vjet

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë ka mbyllur përkohësisht 54 institucione private shëndetësore në vitin 2022, pasi ato nuk kanë poseduar licencë pune, ose nuk i kanë respektuar rregullat për licencim.

Në raportin vjetor të inspektoratit thuhet se vitin e kaluar janë bërë 971 inspektime – në 151 raste prej tyre janë konstatuar shkelje.

Ndër shkeljet më të shpeshta përmenden: puna pa licencë, personeli i palicencuar apo mosparaqitja e angazhimit të personelit të huaj tek autoritetet e Kosovës.


Institucionet e mbyllura përkohësisht janë dënuar me gjoba – nga 2.000 deri në 20.000 euro.

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni i licencimit të institucioneve private shëndetësore, deri në fund të vitit të kaluar, ka pasur në listë rreth 3.000 institucione private, përfshirë: ambulanca, poliklinika, spitale, laboratorë, ordinanca stomatologjike, ordinanca të fiziatrisë e të tjera. Gjatë vitit 2022 janë licencuar apo rilicencuar afro 600 institucione të tilla.

Me ligjin në Kosovë, një institucion privat shëndetësor duhet të rilicencohet çdo të pestin vit.

Inspektimet bëhen në bazë të planit të punës së inspektoratit, duke u bazuar edhe në numrin e inspektorëve.

Institucionet private shëndetësore në Kosovë, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, arrijnë të kontrollohen ose inspektohen vetëm një herë në tre vjet e gjysmë, thonë nga Inspektorati Shëndetësor.

Në një deklaratë nga ky institucion thonë se kanë numër të vogël inspektorësh në krahasim me numrin e institucioneve që duhen inspektuar.

“Në Inspektoratin Shëndetësor janë gjithsejtë 13 zyrtarë: kryeinspektori, asistenti ekzekutiv, zyrtari i arkivit dhe dhjetë inspektorë shëndetësorë”, thuhet në deklaratë.

“Brenda muajit, një inspektor duhet t’i kryejë së paku nëntë inspektime, duke përfshirë procedurën e inspektimit, mbledhjen e fakteve, shqyrtimin e tyre, analizën e bazës ligjore, hartimin e raportit, si dhe hartimin e vendimit… nëse është me gjobë – marrjen e masave të përkohshme, ndërprerjen e përkohshme të veprimtarisë së institucionit”, thonë nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shemsedin Dreshaj, anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se inspektorati është i obliguar që të bëjë inspektime sa më shumë, bazuar në kriteret, të cilat janë vënë për licencimin e atyre institucioneve private.

Nga moskontrollimi i tyre, shton Dreshaj, në to mund të kryhen edhe veprimtari, për të cilat nuk janë të licencuara.

“Pa dilemë se kjo çështje është brengë. Situata në shëndetësi në Kosovë vërtet nuk është e mirë. Këtu kemi të bëjmë me dështimin e disa hallkave – e para është numri i inspektorëve, e dyta vazhdimësia e punës së tyre dhe e treta… nga aspekti i përcaktimit të prioriteteve nga shteti dhe Qeveria jonë. Nëse nuk inspektohet me kohë dhe nuk ekziston frika nga mbikëqyrja dhe inspektimi, atëherë gjithçka mbetet në ndërgjegjen e punëdhënësit dhe të institucionit”, thotë Dreshaj.

Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ekziston bordi për licencimin e institucioneve private.

Islam Husaj, anëtar i këtij bordi, thotë se institucionet që nuk i plotësojnë kushtet, nuk mund të licencohet.

“Unë mendoj se inspektorati ka obligime dhe detyra bukur të mëdha që ta inspektojë dhe monitorojë punën e çdo institucioni, se a po i plotëson kriteret apo jo. Ka shumë raste kur i është pezulluar licenca [një institucioni] për shkak se nuk ka përfillur kriteret, me të cilat është licencuar”, thotë Husaj, i cili është anëtar i bordit i caktuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Nga ana tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Inspektoratit Sanitar, mbikëqyr kushtet teknike-sanitare dhe higjienike të të gjitha objekteve që shërbejnë për publikun.

Ky inspektorat thotë se inspektimet në institucionet shëndetësore private kryhen sipas planit të kontrolleve zyrtare për çdo vit në nivelin sekondar dhe atë terciar, ndërsa në nivelin primar në çdo dy vjet.

“Secilit institucion apo operator publik ose privat që nuk i plotëson kushtet, i jepen vërejtje – ai ndëshkohet apo mbyllet përkohësisht. Kjo gjithmonë varet nga ekipi inspektues, i cili është i pavarur në nxjerrjen e masave”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thotë  se kapacitetet e inspektimeve në institucionet shëndetësore private, janë shumë të vogla. Dhe kjo, sipas tij, bën që pronarët e atyre institucioneve t’i ikin zbatimit të ligjit.

Përkundër kësaj, thotë Sejdiu, interesimi i qytetarëve për shërbime është më i madh në institucionet private sesa në ato publike të Kosovës.

“Numri i madh i këtyre institucioneve private, viteve të fundit, bën edhe dobësimin e sektorit publik”, thotë ai.

Nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kërkesa për shtim të numrit të inspektorëve – 42 pozita – është përfshirë tashmë në buxhetin e Qeverisë. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori