Injektonin drogë, në prezencë të fëmijëve që po e prisnin autobusin për shkollë (Video, +18)

Dy persona “po injektonin drogë” në prezencë të fëmijëve të cilët po e prisnin autobusin për shkollë.
MJ Reed po shkonte në punë në Cardiff, kur hasi në një burrë dhe një grua të cilët dukeshin se po i “injektonin vetes drogë”, transmeton Telegrafi.
Ky 38-vjeçar është konfrontuar me dyshen, pasi e kuptoi se ata po bënin vepra të kundërligjshme në prezencë të një gruaje që po kalonte me të birin e saj.
Ai bisedoi me ata për disa minuta, të cilët i filmoi dhe i luti që mos ta bëjnë një gjë të tillë derisa janë afër fëmijët.
“Kjo nuk është e drejtë. E shoh se keni probleme, ju kuptoj. Ju lutem të jeni të kujdesshëm”, dëgjohet burri duke thënë.
Më pas ata janë munduar ta bëjnë në mënyrë më të “fshehtë” duke vënë mbi duar gazetë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































