Andres Iniesta ka insistuar se Ernesto Valverde është ‘njeriu i duhur për të çuar Barcelonën përpara’ pas emërimit të tij si trajner nga Athletic Bilbao.
Valverde përfundoi për herë të dytë punën te gjigantët baskë më parë këtë vit për të kaluar më pas në Camp Nou dhe gjithashtu ka gëzuar magji edhe si trajneri në Valencia, Olympiakos, Villarreal dhe Espanyol.
“Klubi gjithmonë punon me opsionet më të mira, prandaj ai (Valverde) është njeriu i duhur për të quar Barcelonën përpara”, iu ka thënë fillimisht Iniesta gazetarëve.
“E vetmja gjë tjetër janë lojtarët dhe ne duhet të tregojmë në fushë atë që kërkohet prej nesh”, transmeton Telegrafi.
“Natyrisht ai është i aftë të na motivojë, dhe si në çdo sezon kemi dëshira të reja dhe objektiva të reja, duke u përpjekur të fitojmë gjëra të reja”.
“E vetmja gjë që kurrë nuk do të ndryshojë në një klub si Barcelona është kërkesa për të fituar çdo turne në të cilin luajmë”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/