Tribuna Channel ka provuar të marrë qëndrimet e kryetarëve të grupeve parlamentare të koalicionit, por kontakti me ta ishte i pamundur.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë çështje.


Ndërsa, Besnik Berisha, Këshilltar i Jashtëm për Çështje të Drejtësisë në Kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa, nëpërmjet telefonit i ka thënë Tribuna Channel se deputetët e Kuvendit të Kosovës sipas Kushtetutës, kanë të drejtë për të marrë iniciativë për të hartuar dhe plotësuar ligje, por edhe për të plotësuar Kushtetutën e të tjera nisma.

“Ne e inkurajojmë opozitën që nismat të cilat i përflasin në konferenca të ndryshme, t’i bartin tek Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancat plenare të këtij Kuvendi dhe t’i përfillin procedurat e parapara me rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Berisha.