LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni shqetëson FED-in

Inflacioni shqetëson FED-in

Zyrtarët e Sistemit bankar qendror në SHBA, kanë shfaqur shqetësime mbi ngadalësimin e inflacionit dhe disa prej tyre bënë thirrje për të ndaluar rritjen e normave të interesit deri sa të jetë e qartë se trendi i nivelit të çmimeve të jetë i përkohshëm.

Sipas procesverbalit të takimit më datë 25 korrik, Rezerva Federale është përgatitur edhe për nisjen e reduktimit të portofolit prej rreth 4.2 trilionë dollarë, që përbëhet nga tituj të Thesarit dhe letra me vlerë të kolateralizuara.

Në takimin e fundit ka patur debate mbi ngadalësimin e inflacionit. Masa e preferuar e institucionit ra në 1.5% në muajin Qershor dhe ka qëndruar poshtë 2%-shit objektiv për 5 vite.
Kjo ka shtuar shqetësimet se banka mund të ndalë tkurrjen monetare pavarësisht fuqizimit të ekonomisë dhe tregut të punës.
Dollari ra lehtë kundër shportës së valutave kryesore pas publikimit të dokumentit, ndërsa titujt e kapitalit u mbyllën në rritje.
Dokumenti tregoi gjithashtu se Rezerva Federale përforcoi pritshmëritë për një lajmërim në muajin shtator mbi reduktimin e zotërimeve të obligacioneve që janë blerë gjatë krizës financiare.
Shumë politikëbërës ishin të përgatitur për të caktuar një datë muajin e kaluar, por vendosën që të presin deri në takimin e ardhshëm. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Ekonomi
Kalo në kategori