Banka e Shqipërisë ka dhënë vlerësimin e saj për rritjen e normave të interesit me 0.25% në vendimin e fundit për t’i dërguar në nivelin 3.25%.
Sipas Bankës së Shqipërisë presioni për rritjen e çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm dhe po nxitet nga rritja e investimeve private, rritja e eksportit të shërbimeve, turizmit si dhe e investimeve të huaja.
Në analizat e saj BSH vlerëson se bizneset rritën fitimet dhe pagat
“Kjo kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime po shoqërohet si me rritje të lartë pagash ashtu edhe me rritje fitimesh që vërtetohet nga situata mjaft e mirë e likuiditeti të tyre. Kjo lëvizje ishte e domosdoshme për të kthyer inflacionin në objektiv dhe për të garantuar një ecuri më të qëndrueshme çmimesh. Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të rritet, duke gjykuar kushtet ende stimuluese të financimit”- tha drejtori i politikës monetare Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli.
Investimet private po udhëhiqen nga sektori i ndërtimit, ndërsa shërbimet nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme.
Në krah tjetër investimet publike po japin kontribut negativ, pasi ato janë tkurrur me 27%, por u rritën shpenzimet për personel dhe për borxhin publik.
Në të njëjtën kohë janë ulur edhe eksportet, si në çmim dhe në volum.
Në fundvit pritet edhe rritje e çmimit të naftës, që mund të nxisë një valë tjetër inflacioni dhe të rrezikojë kthimin e saj në objektiv gjysmën e vitit të ardhshëm.
Vala do të udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve si mishi, perimet, frutat që kanë kontributin më të lartë në inflacion. Më shqetësuese mbetet rritja e kostove të punës për njësi.
Ato u përshpejtuan me 7.1% në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë produktiviteti është ulur, raporotn euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët