Infermieria është shkencë, sepse është studim sistematik dhe analizë e njerëzve për sjellje individuale dhe kolektive, në raport me marrëdhëniet dhe qëllimet e tyre, që të gjenerojnë udhëzime dhe veprime të vlefshme për të arritur qëllimin e dëshiruar.
Bsc.Msc. Flora Gjonbalaj
Anesteziste
Infermieria është art, sepse kërkon cilësi dhe karakter dinamik për të realizuar shkathtësitë efektive në zbatimin e detyrave.
Florence Nightingale, është themeluese e infermierisë në botë, ndërsa Dita ndërkombëtare e Infermierisë është 12 Maji. Sektori i infermierisë është një ndër grupet profesionale më të mëdha në vend, një profesion shumë i rëndësishëm në vetvete, i cili ka të bëjë me kujdesin ndaj shëndetit dhe jetës së njeriut, që nga embrioni, lindja dhe deri në vdekje.
Nuk mund të mohohet fakti se arritjet e viteve të fundit janë të mëdha, sepse niveli bazë i formimit të infermierisë është rritur në nivel universitar. Ky është pikërisht njëri nga ndryshimet e mëdha, që ka pësuar infermieria viteve të fundit në profile të ndryshme infermierore.
Kjo është një arritje e madhe, e cila ka bërë që të rritet cilësia, por edhe niveli i kulturës profesionale, si edhe ai i përgjithshëm i këtyre profesionistëve në vendin e tyre të punës. Andaj, duhet të kemi respekt për profesionin që e kemi zgjedhur dhe me ndërgjegje të plotë të kryejmë punën tonë.
Infermieria në anestezion
Anesteziologjia është lëmia, fusha më agresive e mjekësisë që kryesisht merret me narkozën, vënien në gjumë të organizmit (ajo merr vetëdijen, frymëmarrjen dhe lëvizshmërinë) me anë të lëndëve narkotike për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjike; një organizëm të pavarur biologjik e shndërron në organizëm të varur nga ndihma e tjetrit.
Fjala anestezi, do të thotë humbje e ndjenjës, gjatë së cilës mund të nënkuptohet vetëm humbja e ndjenjës së dhimbjes, humbja e vetëdijes, apo të dyja së bashku.
Klinika e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit menaxhon 33 salla operative me specialistë të anesteziologjisë, specializantë, infermierë dhe punëtorë të tjerë ndihmës. Ndërsa, nga viti 2013, kemi edhe sallën e Kardiokirurgjisë.
Klinika e Anesteziologjisë, gjithashtu menaxhon me katër njësi të mjekimit intensiv: Mjekimi Intensiv Qendror; Mjekimi Intensiv Gjinekologjik; Mjekimi Intensiv në Kardiokirurgji; Mjekimi postintensiv dhe Dhoma e zgjimit.
Klinika e Anesteziologjisë përfshin Bllokun operativ dhe Urgjencën.
Shërbimet në Klinikën e Anesteziologjisë janë ekipore. Ato përbëhen nga anesteziologu, specializantët e anestezionit, infermierët e anestezionit, infermierët e MIQ dhe gjysmë-intensives, infermierët e urgjencës.
Infermierët e anestezionit janë infermierë që kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme një trajnim për përdorimin e narkotikëve dhe pozitën e infermierëve të anestezionit në sallë operative. Ata janë të trajnuar në ofrimin e kujdesit anesteziologjik dhe të marrin pjesë në administrimin e anestezionit në një shumëllojshmëri të rasteve kirurgjikale, nën koordinimin e anesteziologut. Roli i infermierëve të anestezionit është i rëndësishëm dhe, nuk duhet të nënvlerësohet, nga askush.
Disa nga detyrat e infermierëve të anestezionit janë:
▪ Të jenë pjesëmarrës dhe të asistojnë në aplikimin e anestezionit të përgjithshëm, lokal dhe regjional
▪ Të jenë vigjilent në situata emergjente, në menaxhimin e kujdesit të pacientit dhe transportin e tij
▪ Të kenë njohuri mbi kujdesin dhe sigurinë e pacientit, etikën
▪ Të bëjnë testimin e aparatit të anestezionit, të njohin defektet
▪ Të njohin narkotikët
▪ Të bëjnë intubimin dhe ekstubimin e pacientit
▪ Të asistojnë në ventilimin e pacientit
▪ Të përgatisin sallën para se pacienti të vie në sallë
▪ Të kenë njohuri rreth barnave që përdorin
▪ Vendosjen e kanillave periferike
▪ Monitorimi i pacientit
▪ Menaxhimi në dhomë të zgjimit
▪ Realizimin, asistimin e reanimimit
▪ Participimi dhe menaxhimi i rasteve në emergjencë dhe gjatë transportit të pacientit
▪ Rregullimi i pozitës së pacientit
▪Të ketë njohuri në të gjitha specifikat anesteziologjike
Mjekimi intensiv
Infermierët e mjekimit intensiv janë infermierë të trajnuar për punën e tyre rreth pacientit. Një infermier i MIQ duhet të ketë një nga pozicionet më të vlerësuara infermierore në sektorin e shëndetësisë, prandaj aftësitë e vëzhgimit të një infermieri të MI duhet të jenë të larta.
Disa nga detyrat e infermierëve të Mjekimit Intensiv janë:
◦ Pritja e pacientit në shërbimin e reanimacionit dhe MI
◦ Matja e parametrave vitale (vlerësimi i shkallës së Glasgow dhe kontrolli i pupilave
◦ Vëzhgimi dhe kontrolli i të sëmurit, funksionimit të kateterave venoz, periferike, qendrore
◦ Aplikimi i terapisë ditore
◦ Kujdesi infermieror te pacientët me respiracion të kontrolluar
◦ Dekubituset
◦ Pastërtia e pacientit
◦ Kujdesi te pacientët me trakeotomi,etj.
Dhoma e zgjimit
Infermierët në dhomën e zgjimit dhe të premedikacionit gjithashtu luajnë rol kyç në klinikën tonë, aty bëhet përcjellja perioperative e pacientit nga stafi profesional. Bëhet premedikimi i pacientit për anestezion para intervenimit kirurgjikë, përcjellja e gjendjes së pacientit , monitorimi para dhe pas operacionit.
Shpesh, infermierët, përballen me rreziqe për jetën e tyre, sepse u mungojnë kushtet e punës, veshjet, mjetet mbrojtëse. Pra, janë probleme për të cilat kërkohet që ato të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme si dhe të bëhet sigurimi i kushteve të tyre të punës.
Problem tjetër, mbetet edhe lufta që duhet të bëjnë infermierët me mentalitetin e vjetër, kryesisht të kolegëve të tyre mjekë, por edhe të politikës vendore, që ata të dëgjohen dhe të përfaqësohen më shumë, të ngritët vetëdija jonë që të avancohemi vetë, jo gjithmonë nën hijen e mjekut.
Zëri ynë, si grupim profesional, të dëgjohet dhe përfaqësohet nga profesionist përkatës, në të gjitha institucionet ku diskutohen dhe hartohen politikat në shëndetësi.
Gjithashtu duhet hapur rruga që infermierët e merituar dhe të interesuar të vazhdojnë më tej kualifikimet dhe gradat shkencore, siç ndodh kudo në botë.
Stafi ynë ka pikësynime të qarta për realizimin e detyrave nëpërmjet shkëmbimit të përditshëm të eksperiencave teorike dhe praktike.
Ne i përmbahemi themeleve bazë të kujdesit shëndetësor: për kujdes të vazhdueshëm, përkushtim të plotë dhe përpjekjen për mbrojtjen, theksimin dhe ruajtjen e humanitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker