I infektuar me COVID-19, kërkohet gjak për Cimën nga ata që e kaluan virusin

E përditësuar: Është siguruar gjaku i kërkuar nga familja Thaçi për shërimin e aktorit Cima
Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, është duke u përballur me COVID-19.
Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta, ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit kërkon gjak prej atyre që kanë kaluar coronavirusin.
Kjo pasi i duhet të marrin antitrupat dhe njofton se u nevojiten përmbi 50 antitrupa.

Ky është postimi i plotë i Adelinës:
“Përshëndetje miq. Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar COVID-19, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa. Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë. Me respekt, Adelina Thaçi. Për detaje më kontaktoni në mesazhe”.

Kujtojmë që edhe Adelina muaj më parë ka qenë e infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

























































