LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Shemsedin Dreshaj: Grupi i parë i të infektuarve me COVID-19, drejt shërimit

Infektologu Shemsedin Dreshaj: Grupi i parë i të infektuarve me COVID-19, drejt shërimit

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thënë për RTV Dukagjinin se 35 pacientë të infektuar me CIVOD-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Nga këta pacientë 6 prej tyre janë në gjendje pak më të rëndë. Ata po marrin asistencë me oksigjen por nuk kanë pasur nevojë për respiratorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se pjesa tjetër e pacientëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë në vetë izolim shtëpiak.


“Nëse ata kanë ndonjë problem kontaktojnë mjekët tanë kujdestarë”.

Dreshaj thotë se pjesa e parë e pacientëve që janë paraqitur në Klinikën Infektive me virusin COVID-19 janë në fazën e fundit të trajtimit.

“Ata mund të lirohen në një periudhë prej 10, 14 eventualisht 21 ditëve të negativizohen dhe varësisht prej gjendjes së tyre të lirohen”.

Dreshaj thotë se edhe Kosova si vendet tjera të botës mund të regjistrojë raste të reja por edhe vdekje.

“Do të ketë edhe infektim të stafit mjekësorë, pasi as ne nuk jemi imunë ndaj virusit kur dihet se jemi në frontin e parë. Kjo duhet të merret si një gjë normale”, tha ndër të tjera Shemsedin Dreshaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori