Në javën e fundit ka filluar të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë. Për të folur rreth rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus Telegrafi ka biseduar me infektologun, Izet Sadiku.
Sadiku tha se jemi duke hyrë në një fazë në të cilën numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë i më i lartë.
E kjo sipas tij, mund të ndodh edhe nga lirimi i disa masave në vend si dhe nga virozat e ndryshme të cilat mund ta komplikojnë situatën.
“Javët e fundit kemi pas një rritje më të madhe edhe të numrit të rasteve në vendet evropiane me COVID-19, e cila tregon që po hyjmë në fazën në të cilën numri i rasteve me COVID-19, mund të jetë më i lartë. Ne veç kemi rritje të rasteve, edhe pse ky numër është më i vogël se vendet e rajonit. Kjo pasi të gjitha aktivitetet në Kosovë pothuajse janë liruar, si dhe virozat e ndryshme mund ta komplikojnë situatën me COVID-19 dhe rritja e numrit të rasteve do të jetë një gjë e pritur. Mund të ketë rritje të numrit të rasteve siç po ka edhe në vendet evropiane, ku shumë vende janë detyruar t’i kthejnë masat”, ka thënë ai.
Sadiku tha se Qeveria e Kosovës duke e parë rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, duhet të marrë masa në parandalimin e kësaj.
“Deri tash rastet që janë në Kosovë kanë qenë të përballueshme për institucionet spitalore, por do të shohim nëse do të rritet numri i rasteve. Qeveria do duhej që të ndërmarr masa pasi ne e dimë që numri i rasteve që janë sot, manifestohen pas dy ose tri jave dhe mund të kemi nevojë për kapacitete më të shtuara spitalore. Qeveria duke e parë rritjen e numrit të rasteve duhet të marr masa për shfrytëzimin e shërbimeve spitalore, do duhet të marr masa adekuate me qëllim parandalimin e kësaj”, u shpreh ai.
Sipas tij, derisa situata është e menaxhueshme duhet të respektohen masat që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, të cilat siç tha ai nuk janë duke u respektuar.
“Mendoj që duhet bërë përpjeke derisa numrat e rasteve të jenë të menaxhueshme, të bëhet luftë që të respektohen masat që janë vendos nga qeveria e të cilat shpesh nuk po respektohen, përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale. Pasi kemi shumë raste ku nëpër kafiteritë nuk po i respektojnë këto masa dhe pastaj po rriten numrat e rasteve të reja me COVID-19”, theksoi tutje ai.
I pyetur se cilat janë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), infektologu Sadiku: “Tash ka filluar platforma e reagimit ndaj COVID-19, të shteteve të ndryshme. Nuk ka platformë unike për një shtet, por ka varësisht prej situatës epidemiologjike të shteteve të caktuara”.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë