Infektologu Ramadani flet për rastin e helmimeve në Deçan: Bakteret e gjetura mund të ishin shumë të rrezikshme sidomos te fëmijët
![Infektologu Ramadani flet për rastin e helmimeve në Deçan: Bakteret e gjetura mund të ishin shumë të rrezikshme sidomos te fëmijët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/07/hamdi-ramadani-780x439.jpg)
Një javë më parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan pranoi brenda një kohe shumë të shkurtër qindra qytetarë me simptoma helmimi, që dyshohej se ishte nga uji i pijes. Qytetarët që kërkuan ndihmë në QKMF kishin simptoma si: temperaturë të lartë, të vjella, diarre e marramendje.
Teksa dyshimet e para ishin se helmimi ishte shkaktuar nga uji, nga mostrat e dërguara jashtë shtetit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.
Infektologu Hamdi Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto janë baktere shumë patogjene dhe të rënda, ndërkaq nëse do të ishin më të zhvilluara, sidomos tek fëmijët do të mund të jenë të rrezikshme.
“Këto rezultate të analizave të cilat janë marrë nga pacientët në një laborator jashtë vendit, kanë detektuar që bëhet fjalë për një formë shumë të rëndë të bakteries, shumë patogjene të cilën unë kam dyshuar në fakt qysh në ditët e para së bëhet fjalë për E.Coli. E ka po ashtu edhe atë formën e vet toksike, ose toksigjene E.Coli”, tha Ramdani për Telegrafin.
Sipas Ramadanit, qytetarët e Deçanit kanë pasur fat që bakteret nuk janë aq të zhvilluara, sepse siç tha ai tek fëmijët e kanë efektin shumë më të rëndë.
“E rëndësishme është që u identifikua një baktere e cila është shumë e keqe, sidomos tek fëmijët e ka efektin e rëndë, efektin e dhimbjeve, të temperaturës, bark qitjeve që mund të shkojë deri te më e keqja, por që për fatin tonë të mirë kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu është identifikuar një lloj virusi, që mund ta ketë paraqit këtë simptomatoliogji me numër të madh të pacientëve”, tha infektologu Ramadani.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/01/hamdi-ramadani.png)
Ai u shpreh se “Me përvojën time, unë nuk mbajë mend se ka pasur brenda 2 ose 3 dite ndonjëherë një numër kaq të madh të pacientëve, ka në vende të tjera, por tek ne nuk më kujtohet kemi pasur raste të tilla”.
“Kjo baktere në suaza kur është e rëndë edhe agresive e prodhon këtë lloj të toksinës. Infeksioni ka vepruar në dy forma, ku njëra është me temperaturë në të cilin rast është manifestuar forma patogjene e E.Colit, ndërkaq ata me simptoma me të vjella e barke qitje që nuk ka dominuar shumë temperatura, atëherë kemi të bëjmë me atë formën e dytë që quhet E.Coli toksigjene. Paralel më këtë, është detektuar edhe një Norovirus, edhe një lloj virusi që në situata që është shumë i zhvilluar, ai mund të bëj një simptomatologji të një toksoinfeksioni hidrit që bëjnë pjesë në grupin e infektimeve”, tha Ramadani.
Ramadani tha se për fat të mirë ecuria e kësaj epidemie që ne e quajmë hidrike është në përmirësim e sipër.
“Që në fillim ka qenë e qartë se bëhet fjalë për një shpërthim epidemik, për një epidemi, nga kontaminimi i ujit, ku aty banorët kanë konsumuar ata ujë për nevoja të tyre, për pije dhe për të tjera. Edhe pse vonë është bërë një diagnozë laboratorike, është e vonuar, siç e dini vazhdimisht IKSHPK-ja, ka bërë të ditur që po zhvillohet një koloni bakteriesh të quajtura E.Coli, por edhe forma të tjera të baktereve të cilat ne i quajmë baktere toksike”, shpjegoi Ramadani.
Infektologu Ramadani, u shpreh se tashmë janë lehtësuar edhe mundësitë për të trajtuar pacientët, pasi dihet se si mund të trajtohen pacientët duke ditur edhe llojin e infeksionit.
Sipas tij, është dashur që këto analiza të bëhen më herët, por laboratori përkatës ka dashur të ketë më shumë të dhëna për të dhënë një rezultat final.
“Nuk mendoj se ka ndonjë dilemë më që ka të bëj me kontaminimin e ujit. Por, se si ka ardhur deri të kontaminimi i ujit, është kjo një punë e një epidemiologu dhe të organeve përkatëse. Kjo është çështje që do të duhej të hulumtohej edhe në aspektin e sigurisë”, tha Ramadani.
Ramdani po ashtu tha se “Organet përkatëse mjekësore dhe të sigurisë duhet ta hulumtojnë si ka ardhur ky kontaminim i ujit, mënyra si ka qenë e kontaminimit”.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Kosovare të Pyjeve me seli në Deçan, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e helmimit të rreth 1 mijë e 500 qytetarëve në fshatrat e kësaj komune. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe