LAJMI I FUNDIT:

Infektohet me coronavirus një zyrtar i Ministrisë së Arsimit

Infektohet me coronavirus një zyrtar i Ministrisë së Arsimit

Një punonjës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Ministrisë së Arsimit, Agim Bërdyna.

“Po është e vërtetë se ka rezultu pozitiv, ai ka qenë gjithë kohës në punë. E kemi njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në, personi që ka dalë pozitiv është në vetizolim”, tha ai.


Ndryshe, deri tani në vendin tonë me coronavirus kanë rezultuar 1 mijë e 263 persona, 912 prej personave të infektuar janë shëruar ndërsa janë regjistruar edhe 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/