LAJMI I FUNDIT:

Infantino sot viziton Shqipërinë, nesër Kosovën

Infantino sot viziton Shqipërinë, nesër Kosovën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të jetë sot për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar. Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forward” i FIFA-s.

Gjatë vizitës, Presidenti Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë që do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit.


Ky kompleks gjigand, në të cilin ndodhet edhe selia e FSHF-së, është thuajse drejt përfundimit së bashku me dy mini-stadiumet, që shumë shpejt do të hapin dyert për ekipet kombëtare të Shqipërisë e ofrojnë një infrastrukturë bashkëkohore me të gjitha kushtet që kanë stadiumet më moderne. Një investim madhor i FIFA-s e që i jep ekipeve kombëtare të moshave një shtëpi dinjitoze ku talentet e reja kanë të gjitha ambientet e nevojshme.

Numri një i FIFA-s e kishte paralajmëruar prej muajsh këtë vizitë përmes një letre dërguar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pas Shqipërisë, i pari i FIFA-së do të vazhdojë vizitën e tij edhe në Kosovë ku do të qëndrojë gjatë se premtes dhe do të takohet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vizita e tij në Shqipëri dhe Kosovës është shumë e rëndësishme pasi po bëhet në prag të fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori