LAJMI I FUNDIT:

Infantino: Sot ndihem arab, afrikan, homoseksual e punëtor emigrant, Evropa duhet të kërkojë falje për atë që ka bërë në 3000 vitet e fundit

Infantino: Sot ndihem arab, afrikan, homoseksual e punëtor emigrant, Evropa duhet të kërkojë falje për atë që ka bërë në 3000 vitet e fundit

Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ do të startojë ditën e diel më 20 nëntor dhe është i pari që do të zhvillohet në stinën e dimrit.

Por për këtë botërorë ka pasur akuza të rënda nga Evropa dhe për këtë është përgjigjur i pari i FIFA-s, Gianni Infantino.

Italiano-zvicerani ka akuzuar Evropën për ‘hipokrizi’ në raportimin e tij për të drejtuat e njeriut në Katar në pragë të fillimit të Kampionatit Botëror.


Infantinoka shtuar se ndihet nga Katari, arab, afrikan, homoseksual e punëtor migrant.

“Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem i paaftë, ndihem punëtor migrant”, tha fillimisht Infantino që dha një tjetër deklaratë të fuqishme duke shtuar se Evropa duhet të kërkojë falje për atë që ka bërë 3000 vitet e fundit.

“Jam evropian. Për çka kemi bërë për 3000 vjet në mbarë botën, ne do të duhet të kërkojmë falje për 3000 vjetët e ardhshme para se të japim leksione morali”.

“Nëse Evropa vërtet interesohet për fatin e këtyre njerëzve, ata mund të krijojnë kanale ligjore, njëjtë siç bëri Katari, ku një numër i këtyre punëtorëve mund të vijnë në Evropë të punojnë. Jepuni atyre të ardhme, pak shpresë”, vazhdoi tutje Infantino.

Tutje Infantino ka shtuar se ky moral nga evropianët është një hipokrizi, derisa ka thënë se Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ do të jetë më e mira ndonjëherë.

“E kam të vështirë ta kuptoj kritikën. Duhet të investojmë në dhënien e ndihmës për këta njerëz, në edukim dhe t’u japim një të ardhme më të mirë dhe më shumë shpresë. Ne duhet të gjithë të edukojmë veten, shumë gjëra nuk janë perfekte, por reforma dhe ndryshimi merr kohë”.

“Ky mësim i njëanshëm moral është thjesht hipokrizi. Pyes veten pse askush nuk e njeh përparimin e bërë këtu që nga viti 2016”.

“Katari është gati, do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë. Nuk kam nevojë ta mbroj Katarin, ata mund ta mbrojnë veten. Unë e mbroj futbollin”, tha Infantino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori