Shefi i FIFA-s, Gianni Infantino e ka pohuar se Kampionati Botërore mund të zgjerohet në 48 skuadra për Katarin 2022.

Dyzet e tetë vende do të jenë të pranishme në Kampionatin Botëror të vitit 2026, në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por Infantino shprehet me shpresën se zgjerimi mund të ndodh edhe më përpara.


"Nëse është e mundur, pse jo?", tha ai në hapjen e selisë së re të Konfederatës së Futbollit të Azisë në Kuala Lumpur të mërkurën.

GettyImages 1024850290 President Donald Trump . (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

"Ne duhet të shohim nëse është e mundur”.

“Ne po diskutojmë me miqtë tanë të Katarit, po diskutojmë me miqtë tanë të shumtë në rajon dhe shpresojmë se kjo mund të ndodhë”.

"Edhe, nëse jo, ne do të përpiqemi. Ne do të përpiqemi, sepse gjithmonë duhet të përpiqemi t'i bëjmë gjërat në një mënyrë më të mirë".

kupa e bot euml s katari nd euml rton shtat euml quot qytete quot hd

Ndryshimi tjetër do të ishte që Katari t’i ndante detyrat pritëse me vendet e tjera në rajon. /Telegrafi/

telegrafi sport app