Gianni Infantino ka arritur në Kosovë në mëngjesin e ditës së premte.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA, në Kosovë vije pas vizitës zyrtare që pati në Shqipëri ditën e djeshme (e enjte).


Infantino ka ateruar në aeroportin e Prishtinës me një aeroplan privat, teksa është pritur nga presidenti i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ka qenë një pritje shumë e ngrohtë dhe një takim i mirë nga dy presidentët ai i FIFA-s dhe i FFK-së.

308627883 5276170605844955 1747673724310987774 n

"Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur për vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ai është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së", ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Së bashku me numrin një të FIFA-s janë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.

310111424 5276170705844945 2650502862780646320 n

Gjatë ditës Infantino do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku si dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. /Telegrafi/

309485328 5276170902511592 6025570854346409528 n

309398744 5276171495844866 1513434777449941443 n

309373662 5276170879178261 2511084686414383989 n

309235467 5276170529178296 9055884236528629481 n

309197043 5276170559178293 6295281035636803677 n

308754007 5276170675844948 8855751781238470195 n

308627883 5276170605844955 1747673724310987774 n

309057326 5276170835844932 6796451578660892335 n

telegrafi sport app