Industria gjermane e automjeteve ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte tregtare me SHBA, pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur dogana ndëshkuese ndaj importit të automjeteve nga Evropa.
“Ne i vërejmë me shqetësim të madh zhvillimet aktuale”, deklaroi të hënën Presidenti i Shoqatës së Industrisë Automobilistike (VDA), Bernhard Mattes.
“Doganat ndëshkuese nuk mund të jenë zgjidhja. Një luftë tregtare duhet të pengohet, sepse ka të humbur në të gjitha palët. Prodhimi i ndërtuesve gjermanë të automjeteve në SHBA është zgjeruar prej vitesh, kurse eksportet për në SHBA janë në rënie. Vitin e kaluar për në SHBA u eksportuan 500 mijë automjete, kurse prodhimi në SHBA ishte 800 mijë automjete”, tha Mattes.
Presidenti i SHBA, pas vendosjes së doganave për çelikun dhe aluminin, kërcënoi se mund të vendosë dogana edhe për importin e automjeteve. Ai u ankua për një “mungesë të madhe ekuilibri tregtar”.
Doganat ndëshkuese të SHBA ndaj automjeteve evropiane kanë frikësuar para së gjithash investuesit e BMW. Aksionet e ndërtuesit të automjeteve të Mynihut, ranë të hënën 1.17 përqind, duke shkuar në fund të bursës kryesore gjermane DAX me 82,99 euro.
Aksionet e Daimlerit, pas një fillimi të dobët në fund të ditës avancuan duke arritur deri në një minus të lehtë, në një kohë kur aksionet e preferuara të Volkswagenit madje e shtuan vlerën.
Shkaktar i dobësisë së kursit është kërcënimi i Presidentit të SHBA Donald Trump, se pas doganave ndëshkuese ndaj importeve të çelikut dhe të aluminit mund të pasojnë dogana ndëshkuese edhe ndaj industrisë së automobilave. Me këtë Trumpi frikësoi njërën ndër degët më të rëndësishme të industrisë gjermane. Përfaqësuesit e kësaj dege tërhoqën vëmendjen për rëndësinë e koncerneve gjermane të automjeteve për ekonominë e SHBA.
Shqetësimet për doganat ndëshkuese ndaj automjeteve evropiane vërtet që nuk janë të reja. Por ato përfaqësojnë një rrezik për prodhuesit gjermanë, edhe nëse importet neto të SHBA vitet e kaluara kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme, tha një tregtar. Nëse doganat ndëshkuese nuk do të prekin automjetet dhe pjesët e makinave të prodhuara në Meksikë, BMW-ja do të ishte marka e prekur më fort nga doganat e SHBA. Sepse mynihasit eksportojnë një pjesë relativisht të madhe të automjeteve të tyre në SHBA, meqenëse në fabrikën në SHBA në Spartanburg ata prodhojnë vetëm modelet e automjetit fuoristrada ‘X’.
Edhe analisti Arndt Ellinghorst i Evercore ISI mendon se BMW potencialisht do të ishte koncerni më i rrezikuar, i pasuar nga koncerni i Daimlerit. Me këtë ai bashkohet me analistët e tjerë. Volkswageni do të ishte prodhuesi i automjeteve i prekur më pak. Sepse në krahasim me ndërtuesit e tjerë të automjeteve, fitimi i wolfsburgasve varet më pak nga biznesi me SHBA. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës