Çeliku është një treg miliardësh dhe kërkesa është në rritje. Por prodhimi i tij kërkon sasi të jashtëzakonshme energjie. A do t’i braktisin koncernet Europën për shkak të çmimeve të larta të energjisë?
Çeliku ende prodhohet si para 150 vjetësh. Në furrnalta tradicionale përpunohet në çelik rreth 70% e hekurit. Gjatë këtij procesi çlirohet një sasi e madhe dioksid karboni – rreth 2 tonë dioksid karbonik. Një alternativë do të ishte përdorimi i hidrogjenit ekologjik në vend të qymyrit. Furrnaltat do të zëvendësoheshin kështu nga impiante miqësore ndaj klimës si për shembull nga furra elektrike industriale që nxehen nga të ashtuquajturit harqet elektrikë. Si pasojë në vend të gazit karbonik do të çliroheshin avuj normalë të ujit dhe emetimet do të reduktoheshin kështu deri në 80%. Çeliku që përftohet në këtë formë quhet çelik ekologjik.
Kina ka lënë pas Europën dhe Amerikën
Por kjo është e ardhmja, ende furrnaltat nxehen me qymyr. Për të kthyer mineralin e hekurit në hekur duhen temperatura më shumë se 2000 gradë celcius. Një konsum i jashtëzakonshëm energjie! E pikërisht energjia është edhe faktori kryesor që rrit shpenzimet e prodhuesve të çelikut. Gjigantët e prodhimit të çelikut deri në vitin 2000 gjendeshin në Europë dhe Amerikën Veriore. Por sot Kina e ka kaluar ndërkohë perëndimin dhe prodhon 54% të çelikut botëror. Edhe India e ka dyfishuar prodhimin e çelikut. Në krye të gjigantëve të prodhimit qëndron koncerni shtetëror kinez – China Baovu Group. I ndjekur nga Arcelor Mittal me seli në Europë. Pastaj renditen 5 koncerne të tjera nga Kina, një nga Japonia e Koreja e Jugut – Në vendin e 10 renditet Tata Steel nga India.
Çmimet e larta të energjisë dëmtojnë prodhuesit europianë
Prodhimi i çelikut neutral ndaj klimës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. China Baovu Group dëshiron të prodhoj çelik ekologjik dhe deri në vitin 2050 të jetë neutral ndaj klimës. Edhe ArcelorMittal ka bërë të njëjtin njoftim. Po koncerni europian ka një problem: koncerni me seli në Europë vuan nga çmimet e larta të energjisë. Në vjeshtë ai duhej të reduktonte prodhimin në katër fabrika në Europë. Pasojë e luftës në Ukrainë.
Flitet se koncerni do të investojë diku tjetër, aty ku energjia nuk është e shtrenjtë, në Amerikën Veriore ose Jugore. Në Brazil ArcelorMittal ka kohë që është prezent. Ky vend është i pasur në minerale edhe atë të hekurit. Por më e rëndësishmja: Mbi 80% e rrymës elektrike vjen nga energjitë e rigjenerueshme. Brazili ka energjinë e erës më të lirë në Amerikë, një kusht ideal për të prodhuar hidrogjenin ekologjik. ArcelorMittal planifikon të investojë në një park gjigant eolik dhe të mbulojë kështu 40% të nevojave të veta për rrymë elektrike në vend deri në vitin 2030.
Por çfarë do të thotë kjo zhvendosje e prodhimit për Europën? Shumë njerëz kanë frikë, se kontinenti europian po e humb rëndësinë industriale – gjë që do të kushtojë vende pune dhe në fund mirëqenie. Në Gjermani psh. prodhuesit paguajnë 6 herë më shumë për një kilovatorë se në Brazil. Por ndoshta ekziston edhe një rrugëdalje, sipas Mårten Görnerup nga Metsol AB për çelikun ekologjik. “Në të ardhmen duhet të importojmë module të hekurit dhe të prodhojmë çelik. Për prodhuesit metalurgë kjo është një sfidë politike, por edhe një lloj sfide emocionale. Sigurisht që është e rëndë të mos e prodhosh hekurin në vend, por për rentabilitetin apo sigurinë e furnizimit të konsumatorëve nuk ka ndonjë ndryshim”, shprehet Görnerup.
Çelik ekologjik për të ardhmen
Deklarata të tilla nuk janë popullore. Në BE i jepen impulse industrisë së çelikut që të investojë në teknologjit të gjelbra. Edhe Gjermania planifikon të mbështesë me miliarda kompanitë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për energji. Nga kjo do të përfitojë si ArcelorMittal e Thyssenkrupp. Të dy koncernet duan të investojnë në Gjermani në komplekse prodhimi të çelikut me energjinë e hidrogjenit. Martin Görnerup nga kompania Metsol AB thotë, se “nëse merren shumë subvencione mund ta forcosh këtë në Europë. Por mbetet një sfidë e madhe të kesh çmime konkurruese për rrymën si për hidrogjenin.” Në Europë megjithatë punohet me intensitet në këtë drejtim. Një projekt i quajtur projekti “Hybrit” kërkon të ofrojë nga viti 2026 në Suedi çelikun e parë të gjelbër në treg – të prodhuar me energjinë e hidrogjenit dhe furra më miqësore ndaj klimës. Problemi është 1 tonë do të kushtonte 300 euro më shumë se çeliku i prodhuar në mënyrë tradicionale. Anna Nilson nga Instituti për Studime e Klimës së Re thotë se “një nga elementet më të rëndësishme do të ishte krijimi i një kërkese për çelikun ekologjik, dhe pastaj kompanitë do të ishin të interesuara të investonin.”
Fakt është që popullsia botërore rritet dhe bashkë me të edhe kërkesa për çelik. Për të arritur tek prodhimi i çelikut ekologjik në masë të madhe duhen teknologji të reja dhe studime shkencore. Por edhe strategji të reja, se ku duhet prodhuar çeliku në të ardhmen. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake