LAJMI I FUNDIT:

Indiani u ankua për dhimbje dhe fryrje të barkut – mjekët i hoqën prej stomakut një buburrecë 3 centimetrash

Indiani u ankua për dhimbje dhe fryrje të barkut – mjekët i hoqën prej stomakut një buburrecë 3 centimetrash

Një rast i çuditshëm është regjistruar në spitalin “Fortis” në New Delhi, ku është shfaqur një i ri 23-vjeçar. Ai u ankua për disa ditë probleme me stomakun, ndaj iu nënshtrua analizave.

Pacienti shpjegoi se kishte konsumuar ushqime të shpejta në tregun lokal dhe dyshonte se ky ishte shkaku i problemeve shëndetësore. Nuk e kishte idenë se çfarë lloj befasi e priste.

Mjekët vendosën të bëjnë një endoskopi të traktit të sipërm të tretjes, dhe më pas zbuluan një buburrecë në zorrën e hollë, transmeton Business Insider.


Doli se një insekt i gjatë tre centimetra ishte fajtor për dhimbjen, dispepsi dhe fryrje.

“Një kacabu në zorrën e hollë është kërcënuese për jetën. Ne vazhduam me një endoskopi për ta hequr atë. Përndryshe, mund të kishte shkaktuar infeksion të rëndë dhe komplikime potencialisht fatale”, tha mjeku Shubam Vatsia.

Në videon e publikuar, doktoresha Vatsia shpjegon se si një ekip ekspertësh e hoqi në mënyrë efektive kacabunë dhe e shpëtoi pacientin, raporton PTI News.

Mjeku gastroenterolog spekulon se insekti mund të ketë hyrë në gojën e të riut teksa flinte, ose të ishte gëlltitur duke ngrënë.

Ky rast i pazakontë, megjithatë, nuk është unik. Vitin e kaluar, mediat botërore raportuan lajme të bujshme nga Australia, ku mjekët hoqën një krimb të gjallë nga truri i një gruaje britanike të paidentifikuar (64).

Edhe pse ky është rasti i parë i tillë në historinë e neurokirurgjisë, ekspertët mjekësorë kanë hequr më parë kafshë nga trupi i pacientëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori